Gjosha: 4 arsyet pse opozita dogji mandatet

Hënë, 25 February 2019 20:28

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Klajda Gjosha edhe njëherë ka renditur arsyet që çuan opozitën të merrte vendimin drastik për djegien e mandateve.

Në një postim në Facebook, Gjosha përmend se zgjedhjet e dala nga marrëveshja e 17 Majit 2017 dhe format e blerjes së votave së bashku me minimin e shtetit të së drejtës me zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme me 69 vota si edhe skandali me tenderin e Unazës, ishin ndër arsyet kryesore qëopozita dogji mandatet.

Postimi i plotë:

Me qytetarët në betejën e vërtet për demokraci!

Sot kemi nje situatë absurde, ekstreme, që ka dalë përtej parashikimeve, ku djegia e mandateve nuk është më një tezë por realitet. Me një kurojo dhe vendosmëri të jashtëzakonshme, opozita shqiptare njëzëri, ka ndërmarrë një akt unik, për të dalë nga parlamenti. Disa e kanë komentuar si jo normale, por a ishte normale situata në të cilën ndodheshim? Po rikujtoj këtu një sërë hapash që sollën më pas edhe vendimin përfundimtar të opozitës:

Zgjedhjet e 2017 u kryen në një moment tejet të tensionuar ku marrëveshja e 17 Majit prodhoi vetëm dëshirë për tepsi dhe timon! Opozita në atë kohë denoncoi në të gjitha format blerjen e votës dhe fenomenin e krimit të organizuar si pjesë integrale te zgjedhjeve në Shqipëri. Por vështirësia e hasur për ta faktuar fenomenin dhe nxitimi i komunitetit ndërkombëtar për të legjitimuar zgjedhjet, e bënë të pamundur zbulimin e të vërtetës.
2. Sapo Kuvendi filloi legjislaturën e re, mazhoranca u mobilizua e tëra për minimin e shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi, të votuar me konsensus të plotë në Korrik 2016. Zgjedhja e Kryeprokurores së Përkohshme të Përgjithshme me 69 vota, me ndihmën e Euralius dhe Opdat, do të shënonte një nga aktet më të paprecedentë të Kuvendit të Shqipërisë në këto 28 vite demokraci të brishtë. Sërish nevoja e komunitetit ndërkombëtar për të treguar normalitetin imagjinar të reformës, u shfaq në një mënyrë të pa menduar më parë.
3. Fill pas këtij akti dhe me marrjen në dorë të të gjithë pushteteve, Kuvendi filloi të kthehej si në folenë private të mazhorancës, ku nuk kishte më vend diskutimi për asnjë propozim ligjor, asnjë amendament për të zhbllokuar reformën në drejtësi, kërkesat e studentëve. Institucioni që duhej të ishte shtëpia e dialogut politik, u kthye në shtëpinë së cilës i doli një pronar i vetëm dhe ku dialogu ishte gjëja e fundit që mund të mendohej të ndodhte. Dhe fatkeqësia vazhdon edhe më tej, kur mjeti i fundit ligjor që ka opozita në dorë, Gjykata Kushtetuese, u asgjësua qëllimisht për t’i dhënë fund kështu çdo mundësie të ushtrimit të mandatit opozitar. Sërish për ndërkombëtarët, për fat të keq, ishte më i nevojshëm stabiliteti institucional dhe status quo-ja!
4. Situata rëndohet edhe më tej me aferën e Unazës së Re; publikimin nga Zëri i Amerikës të përgjimeve që vërtetojnë fenomenin e ndërhyrjes së krimit në shit-blerjen e votës; ndryshimin e pjesës më të madhe të qeverisë me njerëz anonim për qytetarët; mosfunksionimin e institucioneve dhe emërimet me listë partie; papunësi në nivele të larta; taksa të larta dhe mijëra biznese që mbyllen; njerëz të pashpresë që duan të gjejnë një zgjidhje ashtu sic bënë 400 mijë shqiptarë gjatë viteve të fundit, të largohen nga vendi!
Atëherë a vlen që zgjidhja të jetë stabiliteti mbi demokracinë? A mund të funksionoj stabiliteti në një vend si Shqipëria që nuk ka gjetur kurrë qetësi për shkak të drejtësisë së munguar, pandëshkueshmërisë, institucioneve jo funksionale dhe mos respektimit të ndarjes së pushteteve? Fatkeqësisht jo, dhe nëse sot ka një mëkat që i është bërë shqiptarëve, është pikërisht fakti se kurrë nuk u lejuan të preknin nga afër kuptimin e demokracisë! Ndoshta djegia e mandateve të opozitës mund të duket me të vërtet një akt radikal, por ai sot mbetet akti më unik, për t’i thënë qytetarëve se ne jemi bashkë me ta, në betejën e vërtet për demokracinë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...