Një adoleshentë ka mbetur i plagosur pas sherrit me një bashkëmoshatar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17, të qytetit të Durrësit, ndërsa mësohet se adoleshentët ishin nxënës të një shkolle 9-vjeçare.
Adoleshenti i plagosur ka marrë dëmtime afër shtyllës kurrizore dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.