Importi i makinave të përdorura, tërhiqet qeveria, shtyn afatin deri në 31 dhjetor 2019

E mërkurë, 27 February 2019 15:39

Qeveria është tërhequr nga vendimi fillestar numër 633, i marrë tetorin e shkuar, që vendoste kufizime lidhur me importet e makinave të përdorura me vjetërsi mbi 10 vjet. Në një dalje para mediave pas mbledhjes se Keshillit te Ministrave, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri me dije janë ndryshuar afatet lidhur me hyrjen në fuqi të ligjit duke e kaluar atë nga 28 shkurti 2018 në 31 dhjetor 2019.

“Kërkesat për këto ndryshime kanë ardhur nga qytetaret në faqen e bashkëqeverisjes dhe më pas në një takim me grupet e interesit. Ndryshimet e miratuara sot në VKM konsistojnë në shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të kësaj vendimmarrje nga 28 shkurt 2019 që ishte, në 31 dhjetor 2019. Zhdoganimi i automjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në 31 dhjetor 2019. Standardizimi sipas parametrave matës me standardet e BE, për automjetet e përdorura që futen në territorin e Shqipërisë duhet të përmbushin euro 4 ndërsa ato me kilometra euro 5 dhe 6” tha Balluku.

Ministrja nuk dha detaje nëse ka ndryshim lidhur me kriterin e vitit pra që automjetet e përdorura të regjistruara më herët në një shtet tjetër duhet të jenë me vjetërsi më pak se 10 vjet nëse importohen në vend, çka pritet të shihet vetëm me zbardhjen e plotë të VKM-së së ndryshuar.

 

Konkretisht: Ndryshimet e miratuara sot në mbledhjen e Qeverisë në VKM 633 konsistojnë në:

1.Shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të kësaj vendimmarrje. Nga data 28 shkurt 2019 që ishte në VKM 633, afati shkon në datën 31 dhjetor 2019.

Zhdoganimin e automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të VKM 633. Me ndryshimin e bërë sot parashikohet që do të lejohet zhdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2018.
Standartizimin sipas parametrave matës për emetimin e gazrave me standardet e BE-së. Automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6.
Importet e automjeteve të vjetra u rritën ndjeshëm në nëntor, para hyrjes në fuqi të ligjit

Ndërkohë, të dhënat zyrtare tregojnë se në nëntor, tregtarët nxituan të importonin automjete të përdorura tej nevojave të tregut, teksa importi i tyre arriti në 7,731, nivel rekord. Edhe në tetor, kur ishte dhënë tashmë lajmi për masën që synonte uljen e ndotjes në mjedis, u importuan gati 5 mijë automjete të vjetra.

Në total, gjatë gjithë vitit 2018 janë importuar rreth 50 mijë mjete të përdorura, me një rritje prej 11% në raport me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë që nga 2012-2013, kohë kur u konstatua rritje e importit të mjeteve të përdorura, pas heqjes së detyrimeve doganore.

Në fund të shtatorit 2018 kishte rreth 56 mijë automjete stok në vend, që llogaritet si diferenca mes mjeteve që janë importuar dhe atyre që janë regjistruar, sipas të dhënave nga Doganat dhe Drejtoria e Transportit Rrugor. Këtyre u shtohen dhe të paktën rreth 10 mijë mjete të importuara në tetor-nëntor.

Nga 2 dhjetori 2018, ka hyrë në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave, që ndalon importin e automjeteve që janë të përdorura më shumë se 10 vjet, duke ndikuar mesatarisht 80% të totalit të importeve vjetore. Mjetet e reja që do të hyjnë duhet të përmbushin normën Euro 5, si për makinat ashtu dhe kamionët, ndërsa autoveturat e përdorura, që përmbushin normën Euro 4, duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Deri para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, mbi 80% e makinave që importoheshin në vend ishin mbi 10 vjet të përdorura, duke e kthyer Shqipërinë në varrezë të Europës dhe duke ndikuar në ndotjen e mjedisit.

Ndërkohë, Europa e ka aktualisht standardin Euro 6 dhe në Gjermani aktualisht po merren masa për ndalimin e qarkullimit të makinave me Diesel.

Modifikuar më E mërkurë, 27 February 2019 15:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...