Skandali në Pogradec: Dy Certifikata pronësie për të njëjtën pronë

Tuesday, 05 Mars 2019 22:01

Një qytetar nga Proptishti i Pogradecit, ankohet pranë Fiks Fare pasi sipas tij, për pronën që ai disponon ekzistojnë dy AMTP-për të njëjtën sipërfaqe toke.

Një pa datë të administruar nga ZRPP-ja, dhe një tjetër me firmë, vulë dhe datë, që e zotëron vet ai qysh prej vitit 1992. Ndryshimi i vetëm janë kufitarët.

Këto parregullsi kanë çuar në konflikt tre vëllezër nga Proptishti i Pogradecit. Konflikt që zgjat prej 30 vitesh, dhe asnjëri nuk regjistron dot pronat qe disponojnë prej vitesh të ndara me ligjin 7501, pasi bashkia, që duhet të bënte verifikimin në terren dhe planin e rilevimit, pretendon se nuk ka kapacitete dhe burime njerëzore për ta bërë këtë gjë, edhe pse e detyron ligji.

Jo zyrtarisht, specialistët e bashkisë i i pranojnë qytetarit që sot ka dy AMTP për shkak se hipoteka është djegur në vitin 1997 dhe për këtë arsye doli një ligj që i detyronte t’i mbushte nga e para certifikatat e pronësisë. Ndërsa specialisti i ZRRP-së i thotë se pavarësisht se dy AMTP-të nuk përputhen, që ata të administrojnë certifikatën që ka qytetari, ky i fundit duhet të hap një proces gjyqësor. Ky problem sipas tyre zgjidhet vetëm me gjyq.

Petrit Çela gjatë intervistës për Fiks Fare, ankohet që ka vite që është në konflikt me të vëllezërit. Ekzistencën e një tjetër AMTP-je, ndryshe nga ajo që dispononte ai e mësoi vetëm pak muaj më parë kur erdhi për të bërë regjistrimin e pronës pranë ZRPP-së Pogradec. Ai thotë se nuk po regjistron dot pronën e tij që e ka fituar që në vitin 1992. Pranë hipotekës nuk ja regjistrojnë pasi sipas tyre AMTP-ja që ata administrojnë nuk ka një datë. Madje ata i sugjerojnë qytetarit t’i drejtohet gjykatës. Ndërsa punonjësit e bashkisë i thonë se këto AMTP të mbushura më vonë, nuk përkojnë, pasi ato që ishin u dogjën në vitin 1997. E gjithë zona e Mokrës sot po e vuan këtë problem.

Por për kamerën e Fiksit qëndrimi zyrtar i këtyre institucioneve ndryshoi. ZRPP-ja thotë se këtë AMTP pa datë , që sipas qytetarit nuk është e rregullt dhe nuk përkon me pronën që zotëron, pranë tyre e ka dorëzuar Drejtoria e Administrimit të Tokës. Kjo e konfirmuar vetëm sepse ligji e kërkonte që në atë kohë një kopje të dorëzohej pranë kadastrës. Por kjo zyrë nuk konfirmon dot zyrtarisht se cili është institucioni, pasi nuk ka asnjë të dhënë dokumentare.

Ndërsa specialisti i DAMT-së, ish Kadastra, thotë se është e vërtet që janë djegur dokumentet por ata sot nuk disponojnë asnjë dokument, veç formularit A6. Ku ka shumë pak të dhëna dhe asnjë dokument apo procesverbal për dorëzimin e certifikatave. Sipas tij është bashkia ajo që duhet t’i jap drejtim dhe të bëj verifikimin në vend të kësaj situatës e cila zgjidhet duke bërë planin e rilevimit.

Bashkia mund të kishte shuar konfliktin mes vëllezërve nëse do të zbatonte ligjin për kryerjen e një plan rilevimi për të përcaktuar se kujt i takojnë 1000m2 që zihen vëllezërit. Por bashkia nuk ka kapacitete dhe burime njerëzore.

Specialistët e Administrimit të tokës, pranë Bashkisë Pogradec, thonë se nuk është e vërtet që u dogjën të gjitha dokumentet dhe se ky rast është specifik . Sipas tyre janë vëllezërit në konflikt dhe secili prej tyre pretendojnë një sipërfaqe prej 1000m2. Këtë informacion sipas tyre e ka referuar punonjësi i Njësisë Administrative Proptisht që ka verifikuar në vend situatën. Nga ana tjetër ata tregojnë se AMTP ja që ata duhet t’i referohen dhe që ndodhet ne ZRRP ka parregullsi, por në fund tek ajo duhet të bazohen.

Ndërsa për sa i takon konfliktit, ata thonë se nuk kanë çfarë t’i bëjnë. Por gazetarët e Fiksit i lexojnë atyre shkresën e ZRRPP-së që i kthen përgjigje bashkisë për këtë problem. Në këtë shkresë ata i kërkojnë bashkisë që sipas ligjit të bëjnë planin e rilevimit në bazë të AMTP-së . Në këto momente specialistët ngrenë shpatullat dhe thonë se Bashkia Pogradec nuk ka kapacitetet njerëzorë për ta bërë një gjë të tillë, nuk ka burime njerëzore.

Modifikuar më Tuesday, 05 Mars 2019 22:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...