Pse Turqia po blen sistemin rus të mbrojtjes ajrore? Erdogan: S’ka lidhje as me NATO, as me SHBA, e dinë mirë…

Diel, 10 Mars 2019 10:11

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 ka deklaruar se çështja e blerjes së këtij sistemi rus “nuk ka lidhje as me NATO-s, as me projektin F-35 dhe as me sigurinë e SHBA-ve”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është shumë e qartë se për çfarë flitet, në cilat kushte dhe në çfarë mënyre po e blen Turqia këtë sistem të mbrojtjes ajrore. Çështja e blerjes së sistemin S-400 nuk ka lidhje as me NATO-s, as me projektin F-35 dhe as me sigurinë e SHBA-ve, këtë e dinë mirë ata që e njohin këtë çështje”, tha Erdoğan gjatë takimit të pestë të fondcionit rinor të Turqinë (TÜGVA) në qytetin Diyarbakır të Turqisë.

Çështja nuk është S-400

Më tej në fjalimin e tij, presidenti Erdoğan duke u shprehur “pse po ushtrohet ky presion ndaj Turqisë për blerjen e sistemit S-400”, theksoi se qëllimi është diçka tjetër.

“Çështja nuk është S-400, por sepse Turqia po vepron me vullnetin e saj në lidhje me zhvillimet në rajonin e saj, kryesisht në Siri. Fatkeqësisht dëshiroj të shpreh se ka edhe disa qarqe në vendin tonë që dikush qartazi dhe dikush në fshehtësi ofrojnë mbështetje kundër erërave që fryjnë ndaj nesh. Por, çfarëdo që të bëjnë, përpjekjet e tyre janë të kota. Turqia nuk do të kthehet kurrë nga kjo rrugë ku ajo ka hyrë për të ardhmen dhe pavarësinë e saj ku ajo ka paguar një kosto si 15 korriku dhe ka dhënë edhe dëshmorë. Ne nuk i kemi harruar ata të cilët sot na bëjnë presion, se si dje i mblodhën dhe i morën sistemet akuale ndërkohë që në territoret tona binin bombat dhe raketat e terroristëve. Shpresojmë se si shumë ngjarje në të kaluarën, edhe këtë ne do ta zgjidhim me mendje të shëndoshë ashtu si e kërkon logjika dhe interesat e përbashkëta”, deklaroi Erdoğan.

Ndër të tjera, presidenti Erdoğan ka rikujtuar se “më parë kërkonim nga miqtë tanë mjetet ajrore pa pilot, si dhe dronët e armatosur”, duke shtuar më tej se, “Por, na thanë ‘fatkeqësisht nuk lejon Kongresi‘. Çfarë ndodhi më pas… ne i prodhuam vetë dronët e tipit të armatosur dhe të pa armatosur. Dhe, gjithashtu tani po prodhojmë modele edhe më të përparuara”.

Pasi deklaroi se së bashku me të rinjtë do të arrijnë objektivat e tyre 2023 dhe më pas të rinjve do t’ua besojnë vizionet 2053 dhe 2071, Erdoğan tha se ndoshta nuk do ia arrijnë t’i shohin këto ditë, por se të rinjtë do t’i shohin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...