"Direktivat e Ruçit, s'mund të fshihen pas "Ballave" të Knutit"

Hënë, 18 Mars 2019 11:28

Nga Fatmir Guda

Porosia e Ruçit ditë më parë, që deputetët e PS të mos i kushtojnë aspak vëmëndje opozitës, madje mundësisht në deklarimet e tyre të mos e përmëndin atë në asnjë fjali, nuk dihet në ç'rrethana gjykimi është marrë, por në fakt indirekt është një direktivë, që jo vetëm nuk e dëmton opozitën, por përkundrazi çon ujë në mullirin e saj.
Në dukje kjo taktikë e mazhorancës, e të sjellurit sikur s'ka ndodhur asgjë, tenton të defaktorizojë aksionin opozitar që kulmoi me aktin ekstrem të djegies së mandateve parlamentare dhe synon të dekurajojë opozitën, që ta bëjnë atë të ndihet me faj dhe sa më të dëshpëruar për braktisjen e parlamentit.
Por derisa një presion i tillë ndaj opozitës vijon të vijë edhe prej ndërkombëtarëve të Evropës më së tepri dhe shumë më e kursyer nga përtej atlantikut, sigurisht që Edi Rama është në të drejtën dhe kohën e vet për ta kompleksuar edhe më liderin e opozitës, të cilit pas largimit nga parlamenti nuk ka më volinë t'i adresojë konspitativitetin e gjasme gjetjes së gjuhës me të pas kuintave.
Po pse vendimi për të mos u përmëndur opozita në gojën e asnjë ligjvënësi të majtë, i cili ngjan në fakt si një qëndrim tipik punist, i leverdis në një farë mënyre opozitës së bashkuar. Për aryen e thjeshtë, se tani e tutje jeta social-politike në vend edhe falë këndvështrimit të "rilindjes" do kategorizohet e ndarë në dy kampe: Nga njëra anë partia shtet dhe nga ana tjetër populli, qytetarët, brënda të cilëve ekziston e shkrirë opozita.
Një eksperiencë shumë e hidhur në fakt, që mazhoranca në ndjekje të direktivave të partisë, në funksion të propogandës do të flasë tani e tutje për "arritje" të qeverisë dhe "realizime" planesh, do të bëjë vetë korrigjimin duke nxitur frymën e "shëndoshë" të autokritikës, pa humbur në asnjë moment vigjilencën ndaj armikut opozitar, që megjithëse i është treguar vëndi, në asnjë rast nuk do heqë dorë së godituri punën e lavdishme të kuvendit të Haxhi Lleshëve dhe Sali Rexhepëve.
Më qesharake se kaq nuk do e orjentonte fatin e demokracisë shqiptare ish ministri i fundit i brëndshëm i komunizmit Gramoz Ruçit, në prag të 30 vjetorit të shëmbjes së sistemit komunist.
Lajthitjet e të shumëzuarit të kundështarit politik me zero janë simptoma të ngjashme dhe të njohura në degradimin e fatit të shteteve autoritariste, si kur ato përsëriten në të njëjtin vënd në kohë të ndryshme, ashtu edhe kur janë instaluar në çdo vend të botës.
Guximi për të mos e konsideruar ekzistencën e opozitës, problematikën ngritur prej saj dhe më tepër akoma rezistencën fizike të qindra mijë shqiptarëve të mbledhur rreth opozitës, më shumë sesa një logjikë apo strategji ngjan me një marrëzi pa fund të një shteti monopartiak, i cili gjithsesi e ka të pamundur të struket edhe për shumë kohë pas tutelës së Knut Flekenshteinit, e cilitdo tjetër balozi modern, burokrat e të pacipë të Evropës, që është mësuar ta gjobisë këtë qeveri me haraçe të përmuajshme: verdhushka, dreka-darka të shtrenjta dhe nga një vashë për harem, këto në këmbim të "oksigjenit", që do t'i lipsej pushtetit të "rilindjes" për tu mbajtur me jetë sikur dhe disa javë më tepër, që në fakt edhe sekondin po ua kushton shumë shtrenjtë shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...