Policia e Tiranës po ushtron terror mbi banorët e Unazës së re. Burime bëjnë të ditur se pas mbarimit të protestës së zhvilluar sot, janë arrestuar disa banorë. Asnjë instancë nuk po flet për veprimet e policisë pas një proteste të qetë të zhvilluar për të 140 ditë radhazi nga banorët e ‘Astirit”.
Arrestimet janë një mjet për të trembur protestuesit dhe që ata të mos dalin më të kundërshtojnë vjedhjen me koncension të miliona eurove.
Ndërkohë që një grup i madh i banorëve të Astirit, por jo vetëm, janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tyre.