Ngatërruan foton e të dyshuarit për vrasjen e Nard Polisë, i riu: Mediat më morën në qafë, punoj prej vitesh jashtë vendit

E mërkurë, 27 Mars 2019 17:20

I riu në foto nuk është i shpalluri në kërkim nga policia, por një tjetër Kristian Martini. Disa media më herët publikuan foton më lart si identikit i të dyshuarit për vrasjen e Nard Polisë në Shkodër.

Policia ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin Kristjan Sulaj, si i dyshuari kryesor për ekzekutimin e Nard Polisë në Shkodër. Emri i tij u bë publik ditën e sotme, pas seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Shkodrës, ku tre të dyshuarit si bashkëpunëtor u lanë në “arrest me burg”. Kristjan Sulaj, njihet edhe si Kristjan Martini, ku ky i fundit është edhe identiteti i tij i vërtetë. Ndërkohë mësohet se ai e ka ndryshuar mbiemrin në Sulaj, ndërsa pas krimit dyshohet se është larguar drejt Malit të Zi.

Ditën e sotme Gjykata e Shkodrës vendosi “Arrest me burg” për tre bashkëpunëtorët e 27-vjeçarit. Si të dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit, paraditen e kësaj të hëne u arrestuan dy vëllezërit Gilbert Toma 26 vjeç, Kleandro Toma 29 vjeç dhe shoku i tyre Alfred Martini 20 vjeç. Si bashkëpunëtor i tyre po punohet për kapjen e Kristjan Sulaj, 27 vjeç, i cili është vëllai i Alfred Martinit, por që ka ndryshuar gjeneralitetet dhe që mendohet se është personi që ka qëlluar me armë drejt Nard Polisë.

Nga hetimet e policisë dyshohet se të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim e kanë ndjekur me makinë viktimën, dhe më pas makina e tyre tip “Audi” është fiksuar nga kamerat duke kaluar në vendin quajtur Ura e Mesit, vend ku dhe u gjet i djegur motori me të cilin mendohet se u lëvizte autori i vrasjes. Është pikërisht makina me të cilën lëviznin të dyshuarit, ajo që ka çuar policinë në identifikimin e tyre. Mësohet se makina tip “Audi” rezulton në pronësi të Alfred Martinit, i cili ka thënë se mëngjesin e 20 marsit ia kishte dhënë Kristjan Sulaj, por pretendon se makina i është kthyer pasditen e po së njëjtës ditë.

Po ashtu Gilbert Toma dhe Kleandro Toma, kanë mohuar të kenë lëvizur me mjetin, me të cilin mendohet se ka lëvizur ekzekutori pas djegies së motorit, i cili dyshohet se është Kristjan Sulaj, dhe mendohet të jetë paguar për krimin. Nard Polia, apo siç njihej Nardi i bujtinave, kishte tre vjet që ishte kthyer nga emigrimi në Itali, ku ka dhe disa precedentë penalë.

Reagimi Kristian Martinit në foto:

Në portalet shqiptare foto që i është bashkangjitur emrit Kristian Martini nuk është e sakte. Kristian Martini (ai i fotos së publikuar në media, foto me lart) ka kontaktuar 360grade.al duke sqaruar pozicionin e tij. “Nuk kam asnjë lidhje me çështjen. Ka shumë me emrin Kristian Maritini në Shkodër. Uën kam di vite që jam sistemtuar Luksenburg dhe kam dokumenta të rregullta. Familjen e kam në Shqipëri. Ato janë shqetësuar shumë nga foto e publikuar në media. Kanë shkuar në polici për të sqaruar situtatën. Unë punojë ndershmërisht, nuk është e drejtë të më baltoset imazhi. Jam që 18-vjeç që punojë jashtë vendit me të gjitha forcat e miaj për t’ja dal dhe tani gjej foton time të dali në portale, pa asnjë verifikim, duke u shpall dhe në kërkim”, thekson Martini në gjatë bisedës me redaksinë e 360grade.al.

743abbd0-7b51-4bf8-b3d3-4e20e24b0972.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...