Ralf Gjoni, zgjodhi të marrë mandatin e deputetit në kohën që LSI, partia që e kishte futur në listë vendosi të djegë mandatet. Emri i tij u bë i njohur për publikun vetëm pas një sulmi që ju bë me bojë, pak para se të bënte betimin.
Në seancën e sotme në Kuvend, Gjoni është shfaqur i shoqëruar nga roje personale të armatosur, gjë që ka sjellë dhe habinë e qytetarëve që e shihnin në rrugë. Me kaq shumë masa sigurie zakonisht shoqërohet kryeministri apo ministrat dhe jo personazhe që nuk i thonë asgjë publikut.