Erjon Veliaj ka marrë stafetën e të ashtuquajturit Partneritet Publik Privat (PPP).
Kështu bëhet e ditur se 17,4 miliardë lekë për shkolla me PPP, është lëvizja e radhës që po ndërmerr kryebashkiaku.
Departamentit i Antikorrupsionit në PD, e ka denoncuar këtë skemë, me projektues klientët Rama – Veliaj, duke e cilësuar atë si zhvatjen e rradhës që po bën kreu i bashkisë.
Ja reagimi i plotë
STAFETËN E PPP-VE E MERR VELIAJ
Vijon projekti rrënues i ekonomisë shqiptare, Rama bën sikur i anulon procedurat e PPP, nga njëra anë, pasardhësi i tij, Veliaj, vazhdon me të njëjtën skemë, nga ana tjetër.
17,4 miliardë lekë për shkolla me PPP, me projektues klientët e sektit Rama-Veliaj është zhvatja e radhës që po ndërmerr kryebashkiaku 99-sh.
Ndërkohë qytetarët e Tiranës kanë 3 vite që, ndër të tjera, rëndohen me taksën e infrastrukturës arsimore. Pavarësisht vjeljes së kësaj takse, Veliaj zgjedh PPP-në për ndërtimin e shkollave