Skandal! Ja si Donika Prela dhe bashkëshorti i saj mashtruan Ambasadën e SHBA (Dokumenti)

Premte, 29 Mars 2019 11:21

Donika Prela dhe bashkëshorti i saj kanë paraqitur të dhëna të rreme pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, kur në vitin 2010 Vangjel Prela ka aplikuar për një vizë udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara.

Ky fakt është konstatuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë procesit të Vetingut për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda. Por, pavarësisht konstatimit, KPK e ka kaluar lehtësisht shkeljen flagrante, duke u fokusuar vetëm tek një marrëdhënie huaje, por jo tek fakti që Vangjel Prela ka raportuar të dhëna të rreme pranë Ambasadës Amerikane.

Në Qershor të vitit 2010, Vangjel Prela, bashkëshorti i Donika Prelës, aplikon për vizë në ambasadën e SHBA në Tiranë. Në formularin e aplikimit, çdo vizë-kërkues duhet të deklarojë dhe të konfirmojë se ka mundësi financiare për të përballuar kostot e udhëtimit dhe qëndrimit në Amerikë.

Për të plotësuar këtë detyrim, Vangjel Prela i ka marrë hua në shumën 1 milion lekë një të afërmi të tij, GJ.P, në datën 2 Qershor 2010, të cilat i ka depozituar në një bankë të nivelit të dytë.

Pasi është kryer depozitimi i shumës së parave, Vangjel Prela ka marrë vërtetimin përkatës nga banka dhe e ka dorëzuar në Ambasadën Amerikane. Vetëm një javë pasi u krye kjo transfertë bankare, bashkëshorti i Donika Prelës e tërheq shumën nga banka dhe, sipas KPK-së, ia kthen sërish huadhënësit, kushëririt të tij, GJ.P.

Të gjitha këto veprime janë kryer për të krijuar një situatë të rreme përpara autoriteteve amerikane. Pra, Vangjel Prela rezulton se, në kohën e aplikimit për vizë amerikane, nuk e plotësonte kushtin që ai ose familjarë të afërt të tij duhet të kenë mjete monetare të mjaftueshme për të mbuluar kostot e udhëtimit dhe qëndrimit në SHBA.

Por, ai ka ndërtuar një skemë abuzive, së bashku me kushëririn e tij, për të mashtruar autoritetet konsullore amerikane në Tiranë.

Ambasada Amerikane në Tiranë, si në çdo vend tjetër, publikon kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për vizë. Një ndër këto kushte është fakti që aplikantët, para se të kërkojnë të pajisjen me vizë amerikane duhet të “dëshmojnë se kanë aftësi paguese për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit”.

Pikërisht, këtë ka bërë edhe Vangjel Prela-ai i ka dëshmuar ambasadës amerikane se ka mundësi për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit. Por, në fakt, ai nuk i kishte këto mundësi. Këtë fakt e konfirmon edhe vetë Komisioni i Vetingut.

Në vendimin e zbardhur për prokuroren Donika Prela, KPK shkruan: “Huaja private në shumën 1,000,000 lekë është marrë nga bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit z. V. P. nga djali i xhaxhait të tij Gj. P., më datë 2.6.2010, me qëllim depozitimin në bankë për shkak të aplikimit për vizë amerikane.

Shuma është depozituar më datë 3.6.2010 nga bashkëshorti pranë Bankës Kombetare Tregtare, Tiranë, ku është pajisur dhe me vërtetimin me nr. * prot., datë 3.6.2010 lëshuar për Ambasadën Amerikane. Kjo shumë është tërhequr më pas nga banka në dy këste, më datë 7.6.2010 dhe datë 9.6.2010 dhe i është është kthyer shtetasit Gj. P. nga ana e bashkëshortit të subjektit”.

Pra, KPK konfirmon faktin se Vangjel Prela as nuk i ka pasur ato para dhe as nuk mund t’i përdorte më pas. Huaja është përdorur vetëm për të mashtruar autoritetet konsullore amerikane, pasi ajo është kthyer menjëherë sapo Vangjel Prela është pajisur me vëtetimin bankar që duhet t’i paraqiste ambasadës amerikane.

Zyra Konsullore e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar kohë më parë se u ka revokuar vizën një numri zyrtarësh të sistemit të drejtësisë “për shkak të informacioneve në lidhje me raste korrupsioni”, siç deklaroi në fillim të vitit 2017 ish-ambasadori Donald Lu.

Është për t’u parë se si do të reagojë Ambasada Amerikane në Tiranë, pas konstatimit nga KPK se bashkëshorti i një prokuroreje shumë të rëndësishme në Shqipëri ka paraqitur dëshmi të rreme gjatë aplikimit për vizë në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

2 282 28

/Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...