Banorët e Unazës së Re kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër projektit të qeverisë që u shemb banesat atyre për shkak të një projekti për zgjerimin e rrugës.
“Do të qëndrojmë në mënyrë paqësore, ne nga rruga ikim në dy mënyra ose të anullojnë projektin ose ne vdesim.
Erjon Veliaj është vemja e bashkisë, që s’ka bërë asgjë në 4 vjet. Edi Rama është një hajdut, që do e shohi zoti. Taulant Balla është një hajdut që më shumë ka udhëtuar me kriminelë sesa me gruan e vet.
Po i japin troje ndërtimi një krimineli dhe një trafikanti droge që është shok me Taulant Ballën”, tha një prej protestuesve në fillim të protestës së Unazës së Re.
Në thirrjet Unaza e bashkuar ka për të fituar dhe O vdekje o liri, banorët e unazës së re kërkuan mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, pasi nesër me të njëjtin problem do të përballen edhe ata vetë.