Inceneratori 128 milionë euro/ Rama firmos kontratën dhe fsheh vendimin

Saturday, 30 Mars 2019 09:22

Ndërtimi i inceneratorit të Tiranës u miratua në KKT në datën 27 shkurt, dhe u hoq nga lista  një ditë më pas. Kryeministri i hap rrugë ndërtimit të impiantit të tretë që do të shkaktojë krim mjedisor në Tiranë

Nuk kanë fund shkeljet me inceneratorin e Tiranës. Tentativa për të ngritur impiantin që do pasojë me krim mjedisor ka vijuar në fshehtësi të plotë nga qeveria, që pas ditës kur kontrata u firmos nga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka në ditën e fundit të mandatit të tij. Një muaj më parë, në 27 shkurt, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, u miratua leja për ndërtimin e inceneratorit në Sharrë, së bashku me 18 leje të tjera, por ky vendim është fshirë nga faqja KKT-së. Pra, firma për inceneratorin është hedhur tinëz dhe për të mos krijuar të tjera polemika ai është fshirë nga lista, ku qëndronte i teti në radhë. Kjo është shkelja numër 7 që qeveria dhe bashkia bëjnë për koncesionin me vlerë 128 milionë euro.  Kujtojmë se në vitin 2004 qeverisë së kryeministrit Fatos Nani, i ofroi falas një incenerator një biznesmen italian i quajtur Beccetti, me kusht që 70 për qind e plehrave që do digjeshin, do vinin nga Italia. Kontrata nuk u firmos në momentin e fundit si rezultat i protestave të shoqërisë civile, ku ndër drejtuesit kryesorë të saj ishte edhe Erjon Veliaj. Tashmë i njëjti skenar, por më i sofistikuar me anë të Partneritetit Publik Privat dhe shumë më fshehtas përsëritet pas 15 vjetësh.

Skandali

Skandali që ka mbërthyer këto koncesionar i shtrin tentakulat që në krye të herës e deri më sot impianti nuk është ndërtuar ende. Së pari, kontrata koncesionare e firmosur nga ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, është firmosur në ditën e fundit të detyrës së tij si ministër në datën 31 gusht 2017, kohë kur qëndronte në fuqi urdhri për çdo institucion të ekzekutivit të ndalonte çdo tender për hir të periudhës zgjedhore.  Së dyti, tenderi përbën rast afere për faktin se propozimi i pakërkuar nga ana e kompanisë nuk i është nënshtruar më pas garës. Së treti,  shpronësimet në tokën ku do ngrihet impianti, me vendimin e qeverisë në tetor 2017 kanë rezultuar qesharake dhe diskriminuese me vetëm 448 lekë për metër katror dhe përveç tokës, banorëve iu është marrë dhe uji. Së katërti, inceneratori i është dhënë biznesmenit Klodian Zoto, i cili ka punuar dikur në Albtelekom dhe për një kohë të shkurtër ka regjistruar 7 aktivitete tregtare. Së pesti, rezulton se në muajt prill dhe maj 2018, bashkia e Tiranës ka ka kryer dy pagesa për llogari të kompanisë koncesionare, me vlerë totale 8 milionë euro, ndërkohë që kontrata nuk i parashikon listë-pagesat në këtë formë. Së gjashti, kompania “Integrated Energy B. V”, vetëm një muaj më parë, ka imponuar rritje të tarifës për çdo kamion që transporton mbetje në Sharrë. Bashkia e Tiranës, e cila vepron në interes të kompanisë që ka tagrin e menaxhimit për 30 vjet, nuk ngurroi ta aprovonte kërkesën e privatit, edhe pse një tarifë e tillë e pakonsultuar,u kundërshtua nga shoqatat e biznesit si vendim klientelist.

Kontrata

Sipas kontratës, Bashkia e Tiranës do t’i paguajë kompanisë koncesionare 29 euro për ton mbeturina që do të përpunohen në landfillin e Sharrës. Gjithnjë sipas marrëveshjes, bashkia e kryeqytetit duhet të depozitojë minimalisht 200 mijë ton mbetje në vit në vend-depozitimet e koncesionarit. Bashkia e Tiranës ngarkohet gjithashtu që të kryejë pagesat në llogari të kompanisë koncesionare brenda 10-ditëshit të parë të çdo muaji pasardhës. Por, siç rezulton nga pagesat e publikuara në “opendata.al”, Bashkia e kryeqytetit ka kryer vetëm dy pagesa, në prill dhe maj 2018. Asnjë pagesë nuk është kryer në muajt pasardhës, gjë që dikton se impianti i përpunimit të mbetjeve ende nuk është vënë në shfrytëzim dhe shifrat e arkëtuara në llogarinë e koncesionarit janë vetëm për ndërtimin e landfillit. Kontrata koncesionare nuk parashikon afate për përfundimin e punimeve të impiantit. Marrëveshja parashikon një seri detyrimesh për palët, përfshirë edhe kohën se kur duhet të nisë ndërtimi i veprave të parashikuara. Por ajo përshkruan vetëm “datën efektive të fillimit të impiantit” si bazë për nisjen e përpunimit të mbeturinave, pa parashikuar afatin se kur do të nisë realisht aktiviteti për të cilin është nënshkruar kontrata. Koncesioni i inceneratorit të Tiranës është i treti i këtij lloji në Shqipëri, pas atyre të Elbasanit dhe Fierit. Ndryshimi i menjëhershëm i strategjisë kombëtare të menaxhimit të mbetjeve nga qeveria si dhe përfshirja e të njëjtit rrjet kompanish në të tria projektet ka ngritur dyshime për motivime klienteliste pas këtyre projekteve. Qeveria është kritikuar për këtë lëvizje edhe nga ekspertët dhe aktivitet mjedisorë, të cilët mbrojnë idenë se kalimi i menaxhimit të mbetjeve me inceneratorë do të shumëfishojë kostot dhe do të shtojë rrezikun e ndotjeve në mjedis. Para se t’i dorëzohej kompanisë koncesionare, landfilli i Sharrës shërbeu për vite me radhë si një burim të ardhurash për dhjetëra familje në nevojë, të cilat siguronin jetesën përmes industrisë së riciklimit.

Krimi

Tirana është një qytet me ndotje të ajrit në kufijtë e rrezikshmërisë për jetën. Inceneratori që djeg mbetjet është një emetues i dioksinave, që konsiderohen helmet sintetike më të rrezikshme në planet. Djegia e një sasie gjigante plehrash prej 900 ton në ditë të ardhura nga i gjithë qarku i Tiranës, madje edhe nga Durrësi, e bën kryeqytetin përfundimisht një qytet të pabanueshëm. Veç ndotjes së ajrit ndoten dhe gjithë tokat bujqësore për rreth, që janë të destinuara kryesisht për prodhim perimesh për banorët e kryeqytetit dhe ujërat sipërfaqësore e nëntokësore, gjithashtu. Në kohën e sotme, në një vend si Shqipëria, që së pari, për të mirën e saj, si dhe detyrimin ligjor, do duhet të maksimalizojë riciklimin e plastikës dhe të letrës e kështu mbetet që të digjen mbetjet organike, që jo vetëm teknikisht nuk kanë fuqinë kalorifike për tu djegur, por që sot ka kompani që kërkojnë t’i përdorin këto mbetje organike për prodhim plehu e biogazi, inceneratori nuk mund të punojë e të prodhojë energji (edhe i Elbasanit që ka 2 vite që është ndërtuar nuk punon). Edhe më kriminale është të djegë mbetje të ardhura nga importi.

128 milionë euro të grabitura me firmë

Projekti për ndërtimin e inceneratorit në zonën e trajtimit të mbetjeve në qarkun e Tiranës kaloi dëgjesën e parë publike, me ekspertë dhe banorë të zonës dhe grupe interesi në 28 shtator 2018, por u shoqërua me debate. Banorët u ankuan se kompania po u merrte tokën pa të drejtë, duke mos u dhënë as mundësi për t’u punësuar, ndërsa pjesë e aferës ishte edhe fakti që shpërblimi i banorëve për tokën u vlerësuar 2 euro m². “Kjo histori është një histori korruptive. Është subjekt i ligjit antimafia. Po vidhen 128 milionë euro, ndërkohë që fshatarëve nuk u jepet as 2 euro çmimi i tokës. Ka dalë VKM dhe është caktuar fondi i shpronësimeve. Ai është sa dy stilolapsa, vetëm 2 milionë euro”, do të shprehej kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi gjatë dëgjesës. Më tej Malltezi shtone se nuk ka transparencë në lidhje me kompaninë dhe sipas tij kjo është një mënyrë për t’i çuar përfitimet financiare në xhepat e kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës. “A bëhet vlerësimi i mjedisit në fillim apo në fund të procesit? Zotërinjtë kanë përlarë mbi 5 milionë euro. Duhet të ishte bërë në fillim dhe jo në fund. Qeveria po gënjen me fasadën. Kontrata është korruptive sepse i jepet kompanisë me pronar të fshehur. Ligji detyron që nuk mund të marrësh një qindarkë nga buxheti i shtetit, nëse nuk tregon kush janë ortakët e kompanisë. 128 milionë euro do të futen në xhepat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Inceneratori e kthen Tiranën në një kosh plehrash gjigante. Është një projekt korruptiv. Direktiva e BE për mbetjet thotë se duhet nisur nga riciklimi. Ne në Shqipëri po bëjmë 3 inceneratorë, pa pasur nevojë dhe pa prodhuar aq plehra sa nevojiten për ta”, akuzonte Malltezi.

Modifikuar më Saturday, 30 Mars 2019 09:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...