Një 29 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tepelenës ditën e sotme pasi u kap me 50 kg kanabis sativa.
Personi me inicialet B.K, u kap në fshatin Zhapokikë, ndërsa kanabis sativa e kishte kthyer në vaj çokollate.
Policia lokale ndërkohë ka shpallur në kërkim edhe një person i tjetër i cili po ashtu akuzohet për prodhim të lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni i koduar “Amanikaj”.
Sekuestohen 50 kg lëndë e dyshuar Cannabi Sattiva.
Një shtetas në pranga, si dhe një në kërkim.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit për marrjen e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike që në embrion, forcat policore të Stacionit të Policisë Memaliaj në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit B.K., 29 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një shtetas tjetër.
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit B.K. (në fshatin Zhapokikë) u gjetën 50 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva në formën e çokollatës.
Ky shtetas së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim dyshohet se janë edhe autorët e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Madh” (zonë të pyllëzuar) në afërsi të fshatit Amanikaj, Memaliaj.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.