Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka denoncuar një rast flagrant vjedhje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili njohët për “dorën e rëndë” në abuzime dhe shpenzime financiare. Në postimin e aleancës në fjalë thuhet:
Lulishte “Çajupi”, një hapësirë e vogël publike përballë ish-ekspozitës Shqipëria Sot, do rinovohet me një vlerë mbi 500 mijë euro!!! Hapësira është tërësisht e rregullt, e mbrojtur nga urbanistika komuniste e qytetit. Çfarë pune mund të bëhet këtu që duhen harxhuar 500 mijë euro?!
Në fakt Erion Veliaj ka 4 vjet që bën këtë gjë. Hap dhe rihap, lyen dhe rilyen, disa objekte në qendër të Tiranës, vetëm për të krijuar idenë se po punon, me çmime tejet absurde. Ndërkohë me këto fonde mund të ndërtonte shkollat e reja, të rinovonte Teatrin Kombëtar apo të Kukullave, të krijonte parqe e hapësira publike në zona të tjera të Tiranës.
Ndodh e kundërta, punët që duhen kryer Erion Veliaj kërkon ti zhvillojë me PPP, dhe zgjerimin e qytetit e ka inat pasi u bie vlera kullave të oligarkëve në qendër. Kështu "punon" Erioni!