Zbardhen të tjera detaje nga pako e dyshimtë që terrorizoi mbrëmë qytetin e Vlorës dhe vuri në lëvizje policinë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pakoja rezultoi e pajisur me eksploziv dhe rreth 300 gramë lëndë shpërthyese C4 e komanduar me celular.
Dyshohet se pakoja ka qenë e montuar në një makinë dhe është rrezuar prej saj për shkak të rrugës me gropa. Rreth mesnates forcat xheniere kryen shpërthim të kontrolluar. Vijojnë hetimet.
Kujtojmë që pakoja është parë fillimisht nga disa qytetarë , të cilët menjëherë më pas kanë njoftuar policinë. Policia më pas evakoi bizneset dhe njerëzit pranë zonës.