18-vjeçari Arbër Lybershari u aksidentua para 6 ditësh me një motor në Sarandë, por ditën e sotme ai ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet.
I riu nuk ka mundur t`i shpëtojë plagëve të rënda në trup.
Kujtojmë që 18-vjeçari është përplasur me një shtyllë duke devijuar rrugën në Turizëm-Kanali Cukës.
Ai ra në gjendje kome dhe menjëherë u dërgua më helikopter nga Saranda drejt Tiranës, por që fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.