Basha, në një takim me një bukëpjekës: Sfida jonë kryesore, ndalimi i hemorragjisë së largimeve

Hënë, 01 Prill 2019 16:56

e takimet qe Basha po ben me qytetaret ne Koplik takoi dhe nje bukepjekes te cilit ne komunikimin me te iu zotua se do te bej cmos te ndal hemoragjine e largimeve e konstatuar kjo me pare dhe nga nje tregtare tjeter!

Një bukëpjekës: Po ecën shumë keq. Shumë njerëz kanë ikur nga Malësia e Madhe. Gjithçka ndikon tek konsumi. Plus që taksat e reja na detyrojnë që çdo ditë të largojmë punëtorët që kemi pasur. Në Koplik janë 3 bukëpjekës dhe të gjithë janë në të njëjtën situatë.

Lulzim Basha: Ne duhet të ndalim hemorragjinë e largimeve. Para një muaji e gjysëm ishim në Hot dhe atje ishte mbyllur shkolla krejt. Prindërit qanin. Dhe nuk bëhet fjalë për një vend të varfër. Vendi ynë i ka të gjitha mundësitë të mbajë popullsinë aktuale por edhe ta dyfishojë, prandaj prioritet është kthimi i rritjes ekonomike, i cili hap edhe vende pune. Kjo do të jetë një nga sfidat tona kryesore. Do keni mbështetjen tonë totale. Taksa e vetme që do paguani me qeverinë e Partisë Demokratike do të jetë 0,5 % e xhiros, taksë e përbashkët vendore dhe qendrore. Kështu që ju sdo ta keni mendjen tek rryshfeti që kërkon shteti, por do ta keni mendjen vetëm të punoni e të prosperoni.

Login to post comments