Gazetarja Klodiana Lala ka folur në “Abcnews” në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër.
Lala u shpreh se policia është implikuar me grupet kriminale, dhe se këta të fundit kanë rekrutuar persona në radhët e policisë.
“Implikim i punonjësve të policisë brenda grupeve kriminale ka arritur të rekrutojnë punonjës të policisë. Unë Shkodrën e shoh ndryshe se shoh agresivet te shtuar të grupeve kriminale ku grupi Bajri është goditur në pjesën dërrmuese të tij. Është specifike situata për shkak të mentalitetit që ekziston në këtë zonë, këtu secili grup tenton të godasë tjetrin.
Paaftësia dhe implikimi i punonjësve të policisë brenda grupeve kriminale kanë arritur që të rekrutojnë punonjës të Policisë. Për ngjarjen e së shtunën në zonën ku ka ndodhur ngjarja më rezulton që nuk ka funksionuar asnjë kamer sigurie, pas kësaj ngjarjeje është një dorë e sofistikuar dhe kanë dyshime se cili është gruipi kriminal që ka vepruar. Do të duhet të sigurojë provat. E lidh ngjarjen me grupin rival
Bilani është dyshuar për shumë ngjarje të rënda e vetmja mundësi që Shkodra të gjejë paqe është që policia të ketë plan të detajuar se aty është diagnozituuar sëmundja janë pasojë e bandave rivale që veprojnë dhe cili është antibiotiku që duhet të përdorë”, tha Lala.
Ndërkohë, zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj është shprehur se shumë shpejt policia do ketë rezultate konkrete për këto ngjarje. Ndërsa theksoi se po hetohen në disa pista, por më kryesorja është ajo e krimit të organizuar.
“Është një situatë ku siguria publike ka pësuar disa goditje për një seri arsyesh që po hetohen. Do ketë rezultate për ngjarjet e ndodhura në Shkodër. Ka disa pista dhe besoj që më e rrahur është ajo e segmenteve të krimit të organizuar por nuk përjashtohet ndonjë mundësi tjetër.
Kemi një proces hetim përfshirë edhe atë të lidhjes së 2 apo më shumë ngjarjeve me njëra-tjetrën. Këto episode kanë nevojë për reflektim por edhe për veprim të cilin besoj se policia do e bëjë. Fenomeni i krimit të organizuar nuk lindi nga sot nesër dhe ka marrë dhe kohën e tij. Janë fenomene mbi 20 vjeçare dhe Shkodra ka pasur numra edhe më të rëndë se kaq”, tha Julian Hodaj.