Kokainë në makinë, gjobë dhe burg për shqiptarin

Tuesday, 02 Prill 2019 11:27

Një shqiptar 37-vjeç me banim në Montesilvano, Elton Beharaj, është dënuar me katër vite, katër muaj burg dhe me të paktën 28 mijë euro gjobë nga Gjykata e Chietit. 37-vjeçari, që gjendet nën arrest shtëpiak, në nëntorin e vitit të kaluar u arrestua në San Giovanni Teatino për gjetjen dhe posesimin e 480 gramë kokaine.

Fillimisht mendonin se bëhen fjalë për një hajdut apartamentesh, karabinierët e kishin ndaluar, por shqiptari, i cili ishte në makinë, në mënyrë të papritur është kthyer dhe ka kapur një pako në sediljen e pasme të makinës. Droga, në vlerën e rreth 50 mijë eurove ishte e destinuar për shpërndarje drejt Chiettit.

Login to post comments