Krimet e Rënda kanë shtyrë sërish pretencën për Klement Balilin, i njohur si “Escobar i Ballkanit”. Mësohet se pretenca është shtyrë për mungesë të Balilit dhe avokatit të tij.
Kështu, gjykata vendosi të shtyj seancën për në datën 8 prill ndërsa gjobiti avokatin Theodhori Sollaku, me 10 mijë lekë gjobë për mungesa të përsëritura.
Sot pritej që Prokuroria të lexonte konkluzionet përfundimtare dhe të kërkonte dënimin për Klement Balilin.
I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.
Balili u vetëdorëzua në mëngjesin e 15 Janarit në Policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati. Më shumë se dy vite kanë zgjatur hetimet për Balilin, pjesa më e madhe e të cilave është e bazuar në përgjigjet e marra nga letërporositë e ardhura nga Greqia.