Presidenti Ilir Meta postuar në rrjetin social Facebook disa foto nga një market i veçantë në Tiranë në lagjen “Kodra e Diellit”, i cili tregton produkte organike që prodhohen në Shqipëri, nga të gjitha trevat kryesore të vendit.
“Më në fund në lagjen tonë një dyqan i munguar me produkte organike nga të gjitha trevat nga Malësia e Madhe në Gjirokastër”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.
Rikthimi i vëmendjes së fermerëve dhe institucioneve drejt produkteve organike (bio) është një prej çështjeve kryesore, të cilën kreu i shtetit e ka ngritur dhe në takimet që ka zhvilluar në zona të ndryshme të vendit, si një mundësi për zhvillimin e argoturizmit dhe ekonomisë.