Protesta e 13 prillt, ish-deputeti - Ramës: Dita që Rama nuk ka ku të fusë kokën, ndaj duhet shporrur njëherë e mirë

Diel, 07 Prill 2019 20:40

Ka filluar pak minuta më parë protesta e radhës së banorëve të “Unazës së Re” të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre nga qeveria Rama.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së madhe të opozitës që do të mbahet më 13 prill, tha gjatë protestës se ka ardhur dita që Edi Rama nuk ka ku të fusë kokën, ndaj duhet shporrur njëherë e mirë.

 

Sot nuk ju them thjeshte që të bëheni pjesë e Partisë Demokratike, por të bëhni pjesë e maxhorancës absolute ndaj ju bëj thirrje të bashkoheni.

Edi Rama sot është i vetëm dhe ka pas vetes vetëm banditët.

Edhe vetë deputetëve të tij u ka futur banditë që të mos ngrejnë krye.

Por bashkë të gjithë do i shporrim. Sot këta nuk kanë bythë të afrohen këtu.

Të gjithë qytetarët duhet të na mirëkuptojmë, ajo që është më e shëmtuar është që dëgjojmë Edi Ramën dhe Erion Veliaj që thonë se nuk më intereson se prishen shtëpitë, nuk më intereson se tenderi ka qenë korruptiv më të treja lotet, por do të fitojnë te Astiri.

Por si mund të fitosh ti kur ti nuk vjen dit dot këtu,

Çfarë ke bërë ti me 27 milion euro me taksat për infrastrukturën e shkollës.

Ku e ke taksën që mblodhe për ujin, dhe the që në fund të mandatit nuk do të ketë probleme me ujin.

Unë të dashur miq them që me këto vemje nuk mund të meremi më. Këta lozin për kokën e tyre sepse këta janë futur thellë duke vjedhur votat,

E dinë që duhet të dalin para drejtësië.

Këta kanë vjedhur Tiranën. Ka 6 vjet si kryeministër dhe nuk ka lënë bandit pa i dhënë tendera.

Ju ftoj të gjithë të bashkohemi me datë 13 prill. Opozitën e keni me vete, Partinë Demkratike e keni me vete për të gjitha të drejtat tuaja.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të tërhiqen nga provokimet”, tha Balliu

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...