Si po shkon hetimi i prokurorisë për tenderat e Spiropalit?

Hënë, 08 Prill 2019 18:39

Një trekëndësh biznesi ndërmjet Salarjon Totaj (bashkëshorti i Spiropalit), Enkli Spiropalit (vëllai i Spiropalit) dhe Marjus Memushajt (krushku i Spiropalit) ka shënuar ndoshta një prej skemave më arbitrare të konfliktit të interesit me tenderat bazuar në disa dhjetëra dokumente të hetuara. 

Të paktën 350 mijë dollarë është shifra e përfitimeve që ka realizuar ky trekëndësh, që tabanin e vet e ka të mbështetur në karrierën politike të zonjës Spiropali. Por kur skandali tashme prej 2 muajsh eshte bere publik dhe gjasme organi i prokurorise ka nisur te ashtequajtur hetime, ende asgje konkrete nuk ka. Nuk behet e ditur cfare po ndodh,. gjithcka po behet ne terr te plote informimi e sic ndodh zakonisht me zyrtaret e Rilindjes dhe te afermit e tyre dosjet iu mbyllen me porosi nga lart permes metodave qe tashme dihen. Ndaj sot po shtrojme pyetjen: Si po shkon hetimi i prokurorisë për hetimin e Spiropalit?

Por le ta nisim nga fillimi këtë histori.

Elisa Spiropali ishte një prej dy drejtoresha beqare, të cilave kryeministri Edi Rama u besoi drejtoritë më të rëndësishme fiskale shqiptare, menjëherë pasi mori mandatin e tij të parë, pas zgjedhjeve të vitit 2013.

Sot, Elisa Spiropali ka ecur shumë në karrierë. Ajo u emërua pak kohë më parë në postin e Ministres së Shtetit dhe qëndron në krahun e majtë të Kryeministrit Edi Rama në ulëset e Parlamentit.

Spiropali, bashkëpunëtore e ngushtë e Erion Veliajt në organizatën “Mjaft” iu bashkua ekipit të Edi Ramës në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave. Zgjedhja e saj u pa me shumë skepticizëm, si nga qytetarët, por edhe nga vetë socialistët, për shkak të moshës, përvojës dhe lidhjeve të pakta me Partisë Socialiste.

Megjithë skepticizmin, Spiropali e mori me zell detyrën e re. Ajo angazhoi strukturat e hetimit doganor për të nisur një valë kontrollesh, sidomos ndaj biznesit të madh, me argumentin zyrtar për të luftuar kontrabandën dhe informalitetin. Kundërshtarë të saj, por edhe biznesmenë të ndryshëm flisnin se fushata kundër kontrabandës, ishte më shumë një fushatë “gjobvënieje”.

Por, përtej akuzave publike apo nën zë, Elisa Spiropali nuk u përball asnjëherë me organet e drejtësisë.

Paralelisht me zhvillimet pozitive në karrierën zyrtare, Elisës po i ecnin mbarë punët edhe në aspektin personal. Ajo ishte një prej atyre vajzave, tek e cila shprehja “me fat në punë, pa fat në dashuri” nuk qëndron.

Spiropali u emërua nga Edi Rama si drejtuese e Doganave për shkak të statusit të saj civil, beqare. Megjithatë, njerëz pranë saj e dinin se ajo kishte një lidhje të qëndrueshme disa-vjeçare me një djalosh me origjinë nga Tepelena, por që familja e tij kishte vite që jetonte në Fier, Salarjon Totaj.

Elisa dhe Salarjoni janë njohur në ditët e vështira të grevës së urisë që Partia Socialiste zhvilloi në vitin 2010. Thonë që “dashuritë e lindura në kushte ekstreme nuk i qëndrojnë kohës”. Sërish Elisa është një prej atyre vajzave, e cila i thyen këto klishe.

Lidhja e tyre u forcua më shumë pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste. Salarjoni, si shpërblim për angazhimin e tij politik, emërohet Drejtor i Ujësjellësit të Fierit, një institucion shumë i rëndësishëm në një prej qyteteve më të mëdha të Shqipërisë.

Këto ishin lëvizjet publike të çiftit të pa-zyrtarizuar Spiropali-Totaj. Ndërkohë, edhe familjarët e tyre kishin nisur të lëviznin, për të siguruar benefitet nga pushteti i ri.

Në Gusht 2013, pak javë para se Elisa të merrte postin e premtuar të Drejtoreshës së Doganave, vëllai i saj mendon që t’i hyjë botës së biznesit.

Vëllai dhë krushku

Enkli Spiropali, një djalosh 25-vjeçar që pëlqente jetën e Bllokut, një ditë të bukur del nga Tirana dhe regjistrohet si biznesmen në Fier. Kompaninë e emërtoi “Solomon Constuction” dhe kishte për objekt “Import-eksport të artikujve industrialë dhe ushqimorë, makineri dhe materiale ndërtimi”.

https://hashtag.al/wp-content/uploads/2019/02/skema2-234x300.png 234w" sizes="(max-width: 450px) 100vw, 450px" style="padding: 4px; margin: 2px auto; outline: none; list-style: none; border: 1px solid rgb(203, 205, 204); user-select: auto !important; font-family: Palanquin !important; clear: both; max-width: 100%; height: auto; display: block;">

Kapitali fillestar i “Solomon Construction” ishte 100 mijë lekë të reja dhe dukej e paqartë se ku do të gjendeshin fondet për të vënë në lëvizje këtë sipërmarrje të madhe.

Skema Totaj-Spiropali vendoset menjëherë në lëvizje. Në 27 Mars 2014, kompania e Enklit shpallet fituese e një tenderi të zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit, me vlerë 6.6 milionë lekë të reja për “Blerje materiale për ofiçinë”.

Organizatorët e kësaj skeme e kishin të qartë që ky tender mund të ishte fundi i shpejtë për të gjithë, pasi mund të përballeshin me pasoja ligjore. Ndaj morën menjëherë masat për të fshehur gjurmët. Vetëm 4 ditë pasi Enkli Spiropali fitoi tenderin ai vendos të shesë kompaninë e tij.

Por edhe ky operacion i shitjes ishte menduar me kujdes. Paratë e fituara në tenderin nuk duhet të largoheshin nga duart e atyre që e organizuan. Dhe zgjidhja u gjet shumë shpejt.

Më 1 Prill 2014, Enkli Spiropali i shet kompaninë një bashkëmoshatari të tij nga Frakulla e Fierit, Marjus Memushaj. Pronari i ri i kompanisë “Solomon” ishte një njeri i besuar i Salarjon Totës, kushëriri i dytë i tij. Babai i Salarjonit dhe babi i Marjusit janë djalë halle-djalë daje me njeri-tjetrin.

Skema e shitjes së kompanisë funksionoi. Askush nuk mund të dyshonte në lidhjen ndërmjet Salarjon Totaj dhe Marjus Memushaj, për shkak të mbiemrave të ndryshëm.

Marjus Memushaj pagoi për kompaninë “Solomon” 100 mijë lekë, aq sa ishte vlera që Enkli Spiropali e kishte regjistruar biznesnin e tij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Ndërkohë, blerësi i ri mori bonus edhe tenderin 6.6 milionë lekë. I cili, nuk ishte i vetmi që “Solomon Construction” ka fituar nga Ujësjellësi i Fierit, që drejtohej nga Salarjon Totaj.

Në 8 Janar 2015, “Solomon Construction” fiton tenderin e organizuar nga Ujësjellësi i Fierit, për “Blerje elektromotori pompe”, me vlerë 700 mijë lekë,

Në Prill 2015, kompania “Solomon Construction” fiton tenderin e zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit për “Blerje materiale ndërtimore” me vlerë 4.4 milionë lekë të reja;

Në Qershor 2015, “Solomon” fiton tenderin e zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit për “Blerje materiale ofiçine”, me vlerë 6.3 milionë lekë të reja;

Në Janar 2016, kompania “Solomon” përfiton nga Ujësjellësi i Fierit shumën 1.2 milionë lekë të reja, si shtesë e kontratës për blerje materiale ofiçine.

Në Maj 2016, “Solomon” fiton tenderin e Ujësjellësit të Fierit për riparimin e elektromotorëve dhe pompave. Vlera e tenderit ishte 7.4 milionë lekë të reja.

Po në Maj 2016, kompania “Solomon” fiton edhe një tender tjetër të zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit për “blerje materiale ofiçine”. Vlera e tenderit ishte 6.7 milionë lekë të reja.

Në Shtator 2016, kompania “Solomon” merr edhe një fond prej 1.4 milionë lekë nga Ujësjellësi i Fierit, si shtesë kontrate për riparimin e elektromotorëve dhe transformatorëve”.

Kërkimi i “Boldnews.al” për tenderat e zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit përfundon në këtë periudhë. Në Shtator 2016, Salarjon Totaj largohet nga drejtimi i këtij institucioni.

Ai u largua, pasi i kishte siguruar kompanisë së kushëririt të tij, Marjus Memushaj të fitonte tendera në vlerë totale prej rreth 35 milionë lekë (350 mijë USD) në rreth dy vjet.

Një vëzhgim në regjistrin e prokurimeve publike tregon se kompania “Solomon” ka fituar dhe disa dhjetëra tendera të tjerë në institucione të ndryshme publike, çka shton dyshimet se influenca politike e zonjës Spiropali ka funksionuar gjithandej, por implikimi në ujësjellësin e Fierit, është gjurma që kryqëzon trekëndëshin ndërmjet bashkëshortit, vëllait dhe krushkut të saj.

Modifikuar më Hënë, 08 Prill 2019 18:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...