613 kg kokainë mes bananeve, Arbër Çekaj kërkon azil në Gjermani

Tuesday, 09 Prill 2019 14:14

Arbër Çekaj, pronari i kontejnerit me banane brenda te cilit u kapën 613 kg kokainë ne Durres, ka kerkuar azil ne Gjermani. 

Ai u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, në maj të 2018, por nuk e preku token shqiptare.

 

Cekaj

Pas aksionit dhe sekuestrimit te sasise rekord te kokaines, ne burg per trafikimin e drogës me vlerë 180 milionë euro, mbeten menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj dhe shoferi I kamionit, Armand Pezaku.

Nga hetimet, prokuroria theksoi se kishte dyshime se droga e kapur në magazinat e kompanisë Arbri garden, do të trafikohej drejt vendeve të BE-së, ndër to edhe në Gjermani.

Ish-ministri i Brendshem, ne ate kohe, Fatmir Xhafaj, i pyetur për ekstradimin e Arbër Çekaj nga Gjermania dha kete pergjigje:

U quajt i bujshëm arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani dhe se tashmë ai do t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare për sasinë 613 kg kokainë që u kap në Maminas. Ku janë sot procedurat për ekstradimin e Arbër Çekajt në Shqipëri?

E pranoj që është pyetje interesant dhe ishte e pritshme besoj. Ka një ndryshim në këtë gjë, nuk është çështje ekstradimi më, por është çështje hetimi të përbashkët. Mbetemi këtu, se kjo nuk më takon mua, u takon autoriteteve të hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të Policisë Kriminale gjermane.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...