(FOTO) / Grabitja në Rinas, zbulohet identiteti i të vrarit

E mërkurë, 10 Prill 2019 08:05

Mediat greke raportojnë se personi që mbeti i vdekur nga shkëmbimi me armë zjarri mes policisë dhe autorëve të grabitjes mesditën e së martës në aeroportin e Rinasit ku u grabitën 10 mln euro është Admir Murataj.

Lajmi është konfirmuar edhe nga autoritetet zyrtare.

Por kush është ai?

Admir Murataj është organizatori i tre grabitjeve të blindave me para të bankave, dy në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit u dënuan pak ditë më parë.

Admir Murataj në vitin 2013 u arratis nga burgu i Trikallas në Greqi, ndërsa kërkohet nga drejtësia e vendit fqinj për disa akuza nga vrasje, grabitje, por edhe plagosje.

Sipas dosjes greke, Murataj ka përdorur 15 emra të ndryshëm, ndërsa pas arrestimit arriti që të arratiset. Por pas arratisjes nga burgu dhe njohjes me Dash Kupën ai kreu grabitjet spektakolare te blindave me para në 2015 dhe 2017 në Rinas.

Por sot mediat greke raportojnë se është pikërisht ai personi që është vrarë.

Megjithatë deri tani lajmi nuk konfirmohet nga autoritetet shqiptare.

Grabitësi i vrarë kishte vendosur në kokë një maskë silikoni, qe te mos identifikohej duke u shfaqur si tullac, por u ekzekutua pas shkëmbimit të zjarrit. (real-neës.tv)

Si ndodhi grabitja e djeshme

Ditën kur në Shqipëri duhej të ishte siguria maksimale, në aeroportin e Rinasit është realizuar një tjetër grabitje spektakolare.

Ashtu si edhe para tre vitesh disa persona kanë arritur sërish të thyejnë rrethimin pa u diktuar nga forcat e sigurisë.

Duket se grupi ka pasur informacion të qartë mbi shumën që do të transportohej dhe orari. Menjëherë sapo paratë kanë zbritur nga automjeti i blinduar dhe janë vendosur në avionin që do të nisej drejt Vjenës, një furgon ka çarë rrethimin e aeroportit dhe agresorët kanë hyrë menjëherë në zonën ku u vendosën paratë.

Grabitja brenda pak minutash

Brenda pak minutash u realizua grabitja dhe autorët kanë dalë sërisht nga e njëjta derë ku dhe hynë. Dëshmitarët kanë treguar se gjithçka ka ndodhur shpejt dhe pa shkaktuar panik. Teksa mësohet se janë grabitur një shumë rekord pasi në avion ishin paratë e tre bankave të nivelit të dytë.

Edhe një herë mbetet enigmë se si forcat e sigurisë nuk morën informacion për thyerjen e rrethimit, por janë sinjalizuar vetëm pasi agresorët janë larguar. Në ndjekje të mjetit janë nisur forcat e rendit por dhe të ndërhyrjes së shpejtë.

Përplasja me armë

Grabitësit janë përgjigjur me armë duke tentuar të largohen, por në betejë ka mbetur i vrarë një prej tyre. Si pasojë e ndjekjes autorët kanë braktisur mjetin. Pesë prej tyre dyshohet se kanë mundur të largohen me këmbë, teksa ishin të armatosur me kallashnikov edhe granata.

Pas marrjes së njoftimit forca të shumta janë nisur në vendngjarje teksa në shumë pika kyçe janë ngritur postblloqe.

Një makinë u gjet e djegur

Në zonën e Bathores në Tiranë, banorët kanë sinjalizuar për një tjetër automjet të djegur pikërisht pak minuta nga ngjarja në Rinas. Me mbërritjen në ngjarje ekspertët kanë ngritur dyshimet se ajo u përket grabitësve duke nisur edhe ekspertizën. Në polici janë shoqëruar mbi 40 persona të cilët janë marrë në pyetje.

5cad10764c24dmuratajjpg

Modifikuar më E mërkurë, 10 Prill 2019 08:49

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...