Flet i vëllai i të vrarit: Organizatorët janë të tjerë, vëllai im është thjesht vegël

E mërkurë, 10 Prill 2019 12:38

Admiri është vegël dhe jo organizatori i grabitjes së parave në Rinas. Kështu u shpreh vëllai i Admir Muratajt, që ka mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, disa minuta pas grabitjes së ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit.

Murataj është identifikuar nga familjarë të tij, ndërsa policia më parë foli për ngjashmëri mes viktimës dhe Admirit.

Ndërkohë që familjarët presin tërheqjen nga morgue i Tiranës të trupit të pajetë, Cen Murataj ka hedhur poshtë versionin që vëllai i tij, Admiri, të ishte organizatori i grabitjes.

“Do t’i gjejmë ata që kanë hedhur në rrugë vëllain tim. E kanë hedhur shokët, nëse nuk e zbulon policia, do e zbulojmë ne. Ai është vegël, nuk është organizator i grabitjes”, u shpreh Cen Murataj. Vëllai  i Admir Murataj, Ceni ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat, nga morgu ku ndodhet trupi i personit të vrarë gjatë ditës së djeshme në Rinas.

Vëllai i viktimës ka hedhur akuza të forta në drejtim të shokëve të Admirit, pasi ata e lanë të vdiste në mes të rrugës.

-Ju tha policia se si u vra, nga policia apo shokët?

Nuk kemi asgjë të saktë, dimë që thonë e kanë hedhur shokët e vet.

-Vëllai jetonte në Kamëz, por ishte në kërkim?

Nuk e besoj, unë prej dy vitesh nuk komunikoja më vëllanë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...