2018, shqiptarët paguan 10 mln euro taksa për Televizionin Shqiptar

E mërkurë, 10 Prill 2019 15:26

Familjet shqiptare në të gjithë vendin i paguan 10 milionë euro taksa qeverisë për akses në shërbimet radiotelevizive publike gjatë vitit 2018.

Fondet i shkojnë si të ardhura Radio Televizionit -Shqiptar (RTSH) dhe ishin zëri kryesor i buxhetit. Shpenzimet e RTSH gjatë vitit që shkoi ishin 2,3 miliardë lekë ose rreth 18.4 milionë euro sipas të dhënave nga bilanci, të azhurnuara në raportin vjetor të institucionit dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Të ardhurat nga tarifa e RTSH ishin 6.3% më të ulëta se një vit më parë, ato kanë pësuar rënie në tre vitet e fundit.

Tarifa e aparatit televiziv është realizuar në nivelin 91% gjatë vitit 2018, ose e shprehur në vlerë absolute -119,170,000 lekë më e ulët nga planifikimi, pasi gjatë vitit 2018, vlera e parashikuar ka qenë 1,320,000,000 lekë, bazuar në realizimet e viteve 2015, 2016, 2017.

Tarifa për RTSH paguhet nëpërmjet faturës së energjisë elektrike dhe agjenti për mbledhjen e saj është OSHEE.

Në raportin dërguar në Kuvend, RTSH referoi se gjatë vitit 2018, jo vetëm që kjo tarifë nuk u realizua në nivelin e planifikuar, por arkëtimi i saj nuk ndoqi rrjedhën kronologjike të viteve të mëparshme, shoqëruar me vonesa nga njëri muaj në tjetrin.

RTSH pohuan se kjo situaë e relatuar edhe në Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Financave që nga muaji prill 2018 e deri në fund të vitit 2018. Rënia e të ardhurave ka krijuar mungesa në aftësinë likuiduese për këstin e kredisë e dixhitalizimit, për likuidimin e disa investimeve të kryera në vitin 2018, të drejtave televizive të kontraktuara, si edhe për pagesën e pagave të punonjësve në disa njësi.

RTSH sqaron se përqindjen më të lartë e zënë shpenzimet direkte që lidhen me procesin- e dixhitalizimit, me mbi 40% të shpenzimeve direkte, pa llogaritur këtu shpenzimet për paga personeli e sigurime shoqërore, në kuadrin e zbatimit të kontratës së projektit të dixhitalizimit të transmetimit.

Aktualisht RTSH 945 punonjës nga 992 vende gjithsej të miratuar në strukturën e vitit 2018.

Ulja e kursit të këmbimit të monedhës euro ka ndikuar pozitivisht në situatën e kredisë gjatë vitit 2018, si edhe në shpenzimet lidhur me pagesat për shërbime, blerje të drejtash transmetimi jashtë vendit.

Modifikuar më E mërkurë, 10 Prill 2019 15:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...