“6 milionë turistë”/ Blendi Fevziu qesëndis shifrat qeveritare: Ku i gjeti…

E mërkurë, 10 Prill 2019 22:31

“Se ku i gjeti Shqipëria 6 milionë turistë, kur unë sapo erdha nga Panamaja që i kishte rrugët plot me vizitorë dhe deklaronte vetëm 4 milionë”? Kështu ka thënë Blendi Fevziu i ftuar në emisionin e pasdites Rudina për të treguar aty aventurat e udhëtimit të tij buzë kanalit të famshëm që ndan dy kontinentet.

Duke u nisur nga ajo që ka parë moderatori e konsideroi të pabesueshme shifrën zyrtare të qeverisë shqiptare për sezonin e kaluar turistik.

Dy ditë më parë Fevziu organizoi një emision për shtimin e vizitorëve në Shqipëri dhe imazhin e vendit. Aty ministri Bleni Klosi mbrojti shifrën e 6 milionë turistëve të vitit që shkoi. Me sa duket batuta ironike e gazetarit që është edhe një udhëtar i paepur ishte një kundërpërgjigje për ato që Klosi tha në “Opinion”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...