“Ishte dhe një i plagosur”, dëshmia e banorëve që panë vrasjen e Muratajt: Ndaloi tek ura për të shpëtuar shokët, mund ta ketë vrarë…

E mërkurë, 10 Prill 2019 21:23

Pas grabitjes së bujshme, të Rinasit dhe vrasjes së njërit prej grabitësve, ndërsa ende nuk ka një variant zyrtar për ngjarjen, po qarkullojnë shumë teza njëra prej të cilave: “Kush e vrau Admir Muratajn?”

Dritare.net shkoi pranë fshatit Tapizë dhe pyeti banorët të cilët panë ngjarjen. Ata tregojnë se të gjendur papritur nën shkëmbim zjarri, janë futur në shtëpi për të dalë vetëm pasi pushuan të shtënat. Por ata që kanë pasur më shumë guxim dhe kuriozitet tregojnë të gjithë këtë variant për dritare.net.

Rreth orës 15:05 një makinë e policisë tatimore ka ndaluar në urën e fshatit, mbi lumin “Tërkuzë”. Ura është e kalueshme me makinë, por mesa duket ata e kishin lënë aty afër makinën tjetër, ku do të hipnin pasi do të braktisnin makinën e grabitjes.

Banorët tregojnë se nuk ka pasur kohë për ndërrim makinash, pasi pas vetëm një minute kanë arritur makinat e policisë afër urës. Në ato momente, njëri prej tyre ka bërë shenja të vazhdojnë dhe ka nisur të qëllojë kundër policisë. Policia ka qëlluar drejt tij dhe i gjithë shkëmbimi i zjarrit dhe hedhja e granatave ka zgjatur jo më shumë se 5 minuta.

Pas kësaj, në urë mbeti i vrarë grabitësi që më pas u identifikua si Admir Murataj. Banorët thonë se, mund ta ketë vrarë policia dhe jo shokët siç po dëgjojmë në televizion. Sipas banorëve, ishte Murataj që ndaloi tek ura për të shpëtuar shokët, e t’u krijonte mundësinë atyre të largoheshin bashkë me paratë, dhe ta merrnin atë në një çast të dytë.

Banorët thonë që, përveç të vrarit ishte dhe një i plagosur, që e panë të hynte në makinë, pas vrasjes së Muratajt. Grabitësi ka pasur 3 granata sulmuese me vete dhe shumë municione. Banorët tregojnë se trupi i Muratajt qëndroi rreth dy orë, derisa u bë ekspertiza dhe fshati u rrethua i gjithi.

Rrëfimi i banorëve është varianti më i besueshëm deri tani, sepse ata ishin dëshmitarë dhe tregojnë fakte, ndërsa të tjerët opinione./ dritare.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...