Jepet dënimi me burg për 3 vrasësit e Marvi Mihalit

E Enjte, 11 Prill 2019 12:36

Gjykata ka dhënë sot vendimin për tre të akuzuarit për vrasjen e Marvi Mihalit, të riut të vrarë tre vjet më parë në Tiranë.

Devis Bitraj është dënuar kështu me 19 vjet burg, Eugen Bbitraj me 12 vjet, Marsel Alla me 12 vjet dhe po aq edhe Kridesn Alla, njofton A2news. Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla i kishin kërkuar gjykatës t’i shpallë të pafajshëm, nëdrsa i pandehuri tjetër, Dejvi Bitraj kishte pranuar vrasjen kishte kërkuar ndryshimin e kualifikimit nga “vrasje me paramendim” në “vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”, kërkesë që me sa duket është marrë në konsideratë nga Gjykata.

Seancat e këtij gjyqi shpesh janë shoqëruar nga tensione në sallë mes familjarëve të viktimës dhe të të pandehurve. Babai i Dejvi Bitrajt madje i ka akuzuar se kanë kërkuar një shumë të konsiderueshme parash për vdekjen e djalit të tyre, akuza që janë hedhur poshtë nga prindërit e Marvi Mihalit.

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit Selman Stermasi. Debati për një kërkues përfundoi në konflikt fizik mes tij dhe të dënuarve të cilët e qëlluan me thikë për vdekje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...