Dalin detaje të reja/Tritoli në Vlorë, në lokalin e ish-portierit të Flamurtarit

E Enjte, 11 Prill 2019 16:36

Detaje të reja zbulohen për shpërthimin me lendë eksplozive të ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në lagjen “Rilindja” në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije për “BalkanWeb” se lënda plasëse, e cila mendohet rreth 200 gram, ka qenë e vendosur ne hyrjen e një lokali pronë e ish-portierit të Flamurtarit, Servet Zyberi.

 Nga shpërthimi i lëndës plasëse fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Kanë qenë banoret e pallatit pranë këtij biznesi të cilët kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen.
 

Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen dhe ka marrë në pyetje Servet Zyberin dhe djalin e tij. “BalkanWeb” mëson se babë e bir kanë deklaruar të mos kenë konflikte me asnjë person, rrjedhimisht as dyshime se kush mund të jenë autorët e mundshëm.

Deri më tani, policia ka shoqëruar në komisariat 8 persona. Policia po heton gjithashtu probleme personale të djalit të ish-sportistit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...