Shqipëria në tym e flakët e qëllimshme

E Enjte, 11 Prill 2019 19:44

Nga Dr. Selman Meziu

 Analizë

 

 Më dukeshin se gjuhët e frikshme e trishtuese po digjnin ekranët e televizioneve. Nuk ishin shkreptima rrufesh në shirat e shkurtëra të stinës së nxehtë të verës, as predhat e katjushkave apo topave të kalibrave të ndryshme, aspak barinjt me guna e trasta lëkure krahaqafë që u dhimbset një fije bari apo një lule në këtë prag pranvere që shkaktuan 396 vatra zjarri në gjithë hapsirën toksore të shqipërisë. Po vallë kush e urdheroi këtë luftë kunder pasurisë së gjelbërt?  Kush e ideoi, urdhëroi e kreu këtë organizim shfarosës të pyjeve  me përpikmëri?  A janë të rastësishëm 396 raste zjarri nga 23 – 30 Mars, plotë shtatë ditë e netë?

    Ashtu siç për çdo ide apo veprim për çdo problem matematike, ka disa zgjidhje, disa ide e rrugë shpejgimesh edhe për këtë katastrofe mjedisore shqiptare ka disa, por që vërtet kjo dukuri e urdhëruar, e sinkronizuar për një javë, ka një komandant ka oficerë dhe ushtarët që kanë zbatuar urdhërin. Dhe populli vetë i din, i njeh shumë mirë se ato jetojnë e veprojnë në gjirin e tyre. Por emërat e tyre nuk shkruhen, çështja e tyre kriminale nuk hetohet e nuk dergohen para gjykatës.

   Komandanti urdhërdhënës nuk e ka gjykuar se çfarë shkretimi, helmimi e pasojash ekonomike do të shkaktonte urdhëri i tijë,  pra duke gjykuar, pa qenë shkencëtar, as pylltar apo inxhinier kimist, por, thjeshte një qytetar se këto përbindësha gjuhësh të kuqëluara tmerruese, me një nxehtësi qindra gradëshe, me gazërat e helmëta,  paksuese të oksigjenit, shkrumbëzimin e miliona qënjeve biologjike, pushuesja e së vepruari të ekosistemit natyror si dhe hirëzimi i humuesit, shtratit të të ushqyerit të embrioneve të jetëve. Dhe maskarada kriminale vazhdon se shkrumbëzon materialin drusor, prodhimin kryesor me vlera te shumta me kohë për t’u prodhuar, sëpaku 100 vjet, djegja e  rrënjëve sipërfaqësore, lëvoren e drurëve apo shkurreve duke sjellur peisazhe të frikshme të pa jetë, duke humbur kështu funksionet dobiprurëse, hirëzimin e prodhimeve të frutave, farave, vezëve larvave pra zhuritjen shkretimin e jetëve biologjike mbi toke duke shkëputur zinxhirin bioekologjik të vazhdimësisë së jetës mbi tokën nënë. Se fundi vazhdimi i katastrofës me proçesin e shkatërrimit të shtresave biologjike lindëse e ushqyese të qënjeve të gjalla të natyrës.

  Ndërsa oficerët dhe ushtarët as që i kanë menduar se çfarë katastrofe e çfarë mjerimi iu shkaktojn mjedisit dhe banorëve përqark. Se as pilotët e vdekjes që hodhën bombat atomoke në qytetet japoneze Hiroshima e Nagasaki nuk i dinin ngarkesat mbi avionet që fluturonin. Por këtu në rastin tonë kemi ndryshime. Të gjithë sëbashku,  komandanti, ofocerët dhe ushtarët janë shqiptar, politkanë, fshatar, intelektual që luftojnë popullin e vete, vetëveten, të ardhmen e tyre, për ta zemëruar, per ta varfëruar, për ta shkatërruar moralish e psikologjikisht, për të votuar dhe për të siguruar një kolltuk në kuvendin popullor, ministri me rroga të majme për komandantët e oficerët. Dhe më tej për t’iu ruajtur atyre privilegjet e tyre, të siguruara kështu krimanlisht, pandershmërisht, tradhëtisht, hipokritisht, dinakerisht me shkulma gjaku e djerse të këtij populli të përçarë e të masakruar nga komandantët politik, që janë kthyer në vampir tridhjetëvjeçar të popullit e pasurive natyrore të tyre.

  Eh,  sigurisht sulmi i tyre është studiuar hollësisht, kufoma e gjalle është ruajtur, krijuar,  gjetur me saktësi, po, me saktësi matematike, sepse ka pothuajse tridhjete vjet që pasuria pyjore shqiptare, ari i gjelbërt i natyrës, po përdoret nga partitë politike si mish për topë, duke e shkulur, minosur për të nxjerrë nga zemra e tokës mermerin, gurët  për prodhim çimentoje, ndertime e shtrim rrugesh. Dhe në vazhdim miliona metrokub dru duke i hedhur në tregun kombëtar e nderkombëtar pa kurrfarë shpenzimesh e fituar mbivlerat maksimale më të majme se kurrë. E një menyrë tjetër e përdorur djallëzisht që duke i shkrumbëzuar për të përhapur panik, për të demoralizuar fshatarin e thjeshtë, katundarim e mjerë, e duke qarë e bërtitur që fajin e ka qeveria apo opozita, e kështu duke luajtur kungulleshash me të mjeret fshatar dhe varrosur natyrën. Malsori mjeran nuk i ka mbetur udhe tjetër veçse të venë  trastën në krahe e të  zhduket udhëve të pa shprese apo të skllavërimit marramendëstë kontinenteve se jeta e tijë i është bërë e pamundur në token e vete bujqësore, pyjore e kullososre.

   Taktika dhe strategjia e politikës shqiptare për pyjet ka qenë krejtësisht e qëllimshëme, për ta përdorur këtë pasuri natyrore në lojrat e fëlliqura dragoniane të hypjes e zbritjes nga pushteti. Si mjet shantazhi si burim përfitimesh votash e mbi të gjitha parash. Si PD-istat si PS-istat, LSI-istat kanë lyer duart me krimin  e mos vleresimit, organizimit, shpërndarjes së pronësisë mbi pyjet, ligjëvënjes, që ato të përdoren në momente të caktuara si lëmosh apo si gladiator, si ar i gjelbert, apo si shpata kërcënuese e domikleut. Pylltarët shqiptar ua kanë bërë shumë të qartë rrugëzgjidhjet, format, mënyrat e organizimit ruajtjes, shfrytëzimit, shtimin, përmirësimin e kesaj pasurie me qëllim që ajo të bëhesh misionaria e rritjes së mirëqënies së popullit e zhvillimit ekonomik mbarëkombëtar, e stabilizimit ekonomik dhe e ruajtjes se mjedisit.  Por veprimet e politikëbërsëve kanë qenë diametralisht të kundërta për të realizuar qellimet e mësipërme. Sikur pyjet të ishin kthyer pronarëve spaku 60 – 70 %, sikur policia pyjore të ishte organizuar si në shtetet prendimore, sikur ligjet e organizimi piramidal të ishte bërë  sipas kritereve të rekomanduara nga pylltarët, nuk do të ndizeshin këto zjarre në gjithë shqipërine si me telekomande.

  Si perfundim në transhenë e krimit, të fajsisë janë partitë opozitare që organizuan zhdukjen me zjarr të qindra e mijëra hektar pyjesh në javën e fundit të muajit mars të vitit 2019 pra jo në muajit Korrik dhe  Gusht, dhe pozita, pra qeveria e Edvin Rames e cila nuk i mbrojti, zbuloi e dërgoi ne gjyqi së paku 30 % të zjarrëvënsve kriminela.

   Rrugëzgjidhje me programet e qeverive dhe të partive politike të tridhjetë vjetëve demokraci nuk ka, dhe pylltarët shqiptar, të punesuar dhe të papunësuar, me parti apo pa parti, kanë humbur besimin e shpresat, idealin e gjelbërt, për ndërtimin, ndezjen e motorrave të trenit të gjelbërt shqiptar, drejt zhvillimit të pylltarisë shqiptare. Politika shqiptare tridhjete vjeçare tanima është konsumuar plotësisht, ka humbur llogjikën, ka humbur busullën drejt progresit, ka braktisur forcat e  e verteta intelektuale dhe të specialistëve, interesat jetike të popullit që iu dha votëbesimin për tre dhjetëvjeçar, ka dështuar ekonomikisht dhe politikisht. Prandaj nga gjiri i popullit i intelektualëve patriot të pastër moralisht është domozdoshmëri historike e kohës të lindë një forcë e re politike që të vendos në funksionim sistemin e drejtësisë, të ndërtoi shtetin e vërtet demokratik ku të sundojn ligjet, drejtësia zhvillimi ekonomik nga fushat në mal, nga qytetet në fshatrat dhe të dalë para zgjedhësve me programe konkrtete të reja me reforma të thella në fushën ekonomike, legjislative, të pronësisë etj. Këto programe i idejojn i krijojn i realizojn vendosja në veprim e energjive intelektuale mbarë kombëtare të përkushtuar punës, patriot të vërtet që të duan shqipërinë dhe jo kolltuqet, privillegjet e hajdutërine.

Modifikuar më E Enjte, 11 Prill 2019 19:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...