Ish-zyrtari i Ramës: Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

E Enjte, 11 Prill 2019 22:44

Ish–shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, për të folur për grabitjen e 10 milion eurove në Rinas.

Prençi u shpreh se përgjegjës për këtë situatë të rëndë është kompania koncesionare e cila nuk pati aftësi të ruante sistemin e mbrojtjes së aeroportit.

Sipas tij, marrja në mbrojtje e aeroportit të Rinasit nga ana e ushtrisë është thjeshtë një show që bën qeveria.

“Grabitja spektokalare në aeroportiin e Rinasit ishte e paprecedentë. Duhej të kishte shërbime përforcuese në itenerarin Tiranë–Rinas. Pse nuk e bëri më parë policia këtë gjë, kjo duhet analizuar, por tani pasi ka ndodhur grabitja pse duhet të shkojë policia dhe ushtria në aeroport? Forcat e policisë që janë shtuar atje janë thjeshtë për show, çdo gjë ka mbaruar. Për çfarë bëhet kjo, që ministrja Xhaçka të tregojë që ka shumë ushtarë? Ushtarët e Xhaçkës nuk ishin të zotët të ruanin armatimet në Pashaliman”.

Prençi hodhi dyshime rreth ekzekutimit të njërit prej grabitësve nëse mund të jetë bërë në të vërtetë nga policia, por theksoi se duhej pritur deri në momentin që del ekspertiza. Ndërkohë nga ana tjetër vlerësoi ndërhyrjen e policisë.

“Duke qënë se kam punuar për 25 vite në polici, kam dyshime nëse personin e vrarë, e ekzekutoi policia, por duhet të presim deri në fund sa të dalë ekspertiza. Vlerësoj ndërhyrjen e forcave të shpejta, vlerësoj policinë, por shown që bën ministri Lleshaj nuk e marr si reagim të policisë”, u shpreh Prençi.

Duke folur për përgjegjësinë e punonjësve të sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”, ai tha: “Këto punonjës nuk kanë bërë detyrën e tyre pasi nuk kanë konstatuar mikrobusin e kamofluar, apo të patrullonin zonën. ICTS-ja që merret me ruajtjen e sigurisë së aeroportit nuk pati asnjë reagim lidhur me ngjarjen.

Përgjegjësia e madhe shkon ndaj Autoritetit të Aviacionit Civil, i cili është përgjegjësi kryesor për ruajtjen e sigurisë në Rinas, raportet e fundit mbi ICTS- dëshmojnë se nuk ka ndryshuar asnjë masë sigurie. Kamerat vëzhgojnë, por duhet të ketë masa sigurie që parandalojnë krimin dhe vjedhjen, jo kamerat që thjeshtë vëzhgojnë. Duhet të ndryshojnë masat e sigurisë, koncesionari ka lejuar vjedhjen e Rinasit.

Qeveria me aktivizimin e ushtrisë në aeroport ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa de juro pritet që ta miratojë në Kuvend për ta bërë të ligjshme, por qeveria me këtë ka bërë një autogol” – u shpreh Prençi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...