Shtohet misteri/ Kush qëlloi mbi Admir Muratajn

Premte, 12 Prill 2019 09:47

Denoncimi i fortë i të vëllait se Admir Murataj mund të jetë vrarë pas shpine i ka hedhur benzinë zjarrit të dyshimeve se ai mund të mos jetë vrarë nga policia, por nga shokët e tij bashkëvjedhës në operacionin e grabitjes së parave në Rinas. Përpos dyshimeve të familjarëve të cilët kanë folur edhe për vetëgjyqësi, Lapsi.al u interesua të investigonte për këtë pistë. “Është një hipotezë e besueshme” tha për Lapsi.al një officer i lartë policie që nuk është i përfshirë në hetimin e kësaj çështjeje, por ka lidhjet të forta dhe eksperiencën e nevojshme për të gjykuar mbi atë që ndodhi.

Sipas Burimit tonë brenda uniformave blu, dyshimet janë disa. « E para është se ne ende nuk kemi parë furgonin e policisë që u përball me grabitësit. Nuk na është thënë gjithashtu se ai kishte gjurmë të shtënash me plumba » thotë ai duke shtuar. Përderia sa nuk na është dhënë kjo dëshmi mund të dyshojmë se nuk ka pasur një shkëmbim zjarri -sikurse thuhet- mes policisë dhe grupit të Muratajt. « Madje po ti ktheheni me kujdes kronikave të para që u dhanë në media informacioni qe se policia ishte gjendur përpara trupit të një viktime » thotë ai.  Dyshimin se Murataj mund të mos jetë vrarë nga policia por nga bashkëautorët e vjedhjes e përforcojnë edhe rrethanat e vendit të krimit. Aty nuk ka as shumë gëzhoja dhe as degë të thyera pemësh e shkuresh që do të ishin të pashmangshem nga një përleshje me shkëmbim zjarri. « Ka dhe një dyshim tjetër- thotë për Lapsi.al burimi ynë- pasi mbaroi operacioni u tha se i vrari ishte gjetur me një granatë në dorë. Pse se hodhi atë po qe se do ishte ishte ndeshur me uniformat blu ? Nga eksperienca ime të gjithë banditët e armatosur këtë bëjnë kur bihen në kontakt me policinë. Hedhin granatën, për të ngjallur tym dhe panik dhe pastaj vendosin të gjuajnë me armë » ngre pyetjen ai.

Sipas të gjitha këtyre dilemave, oficeri i lartë i policisë ka ngritur një hipotezë që duhet ta vërtetojë hetimi.

Admir Murataj ka ndaluar në vendin ku u gjet më pas i vrarë, vetëm 10 minuta pasi kishte kryer vjedhjen. Ai kishte planifikuar që aty (foto poshte), 3- 4 pjesëtarërt e tjerë të bandës që ai i kishte rekrutuar për këtë goditje, duhet të zbrisnin thasët me para për ti trasportuar nga një makinë tek tjetra. Ai vetë ka marrë pak më larg pozicion luftimi, në mënyrë që të mbikqyrte këtë aksion nga disa metra më tutje. Pikërisht këtu, njëri nga anëtarët e bandës e ka goditur pabesisht ndodhta nga frika se si komandant grupi ai nuk do ti shpërblente aq sa duhet për vjedhjen spektakolare që kishin bërë. Të rekrutuarit prej Muratajt mund ta kenë eleminuar ata për ta rëmbyer vetë gjithë pasurinë. « Policia ka ardhur rastësisht në këtë moment, pas krimi ishte kryer. Të njoftuar tashmë me radio, ata që mbërritën pasi ishin rastësisht duke bërë në atë zonë stërvitje, qëlluan menjëherë drejt furgonit të famshëm me mbishkrimin « Hetimi Tatimor ». « Por ndërkohë krimi ishte kryer, Murataj qe verarë dhe hajdutët e tjerë ishin larguar. Policët thjeshtë kanë qëlluar në tym. Ky është versioni im që duhet të vërtetohet nga hetimet » thotë burimi ynë.

Furgoni i grabitesve me mbishkrimin Hetim Tatimor, ku duken te shtenat e policise. Por nderkohe nuk ka asnje foto ku te duken te shtenat mbi makine policie qe ndre pikpyetjen: a ka pasur shkembim zjarri?

Po atëherë ka një pyetje.  Nëse e vërteta është kjo, pse kupola e lartë e policisë po e mban të fshehtë atë?  Përgjigja është kjo. Sepse më shumë se e vërteta asaj i intereson ta shesë si një operacion të suksesshëm si shparrtallimin e një bande nga policia, ndërkohë që uniformat blu kanë mbërritur me vonesë dhe viktima mund të jetë eleminuar nga shokët e tij. ©Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...