Arrestohet një tjetër i dyshuar si grabitës në Rinas(Emri)

Tuesday, 23 Prill 2019 17:46

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me personin 5 të arrestuar për grabitjen në Rinas. Elton Pikli 32 vjeç nga Kruja, është vënë në pranga.

“Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P banues në Krujë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të ‘Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim’ në kuadër të ‘Grupit të Strukturuar Kriminal’, ‘mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’ “Vrasje e Punonjësve të Policisë “e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, njoftoi Policia.

Burime bënë me dije se i ndaluari është vënë në pranga në Bullgari.

Alkond Bengasi, një nga 4 të arrestuarit si i përfshirë në ngjarjen e bujshme të 9 Prillit, doli sot para gjykatës së Krimeve të Rënda ku u njoh me masën e arrestit me burg. Ndërsa të arrestuarit e tjerë, Oltian Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela, pritet të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, ditën e nesërme. U raportua se Alkond Bengasi u ka treguar hetuesve emrat e bashkëpunëtorëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...