Në pranga pas vdekjes së 25-vjeçares, 2 mjekët me ‘detyrim paraqitje’

E mërkurë, 24 Prill 2019 12:09

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan në 10.30 të kësaj të mërkure u zhvillua seanca e vlerësimit të masës së sigurimit për dy mjekēt e arrestuar pas vdekjes së 25 vjeçares Rexhina Debrova, pas lindjes së fëmijës së saj të parë në maternitetin e Elbasanit .

Prokurori Xhelian Seferi pasi referoi para gjykatës hetimin e plotë të çështjes nē ngarkim tē dy mjekëve kërkoi që ndaj tyre të caktohej masa “Detyrim Paraqitje”.

Edhe Gjyqtarja Pajtime Fetahu pasi u tërhoq për vendim bëri me dije se la në fuqi kërkesën e Prokurorit. Ndërsa Demir Çiftja, avokat i mjekut reanimator, Nikollaq Thano, kërkoi lirimin e menjëhershëm të klientit të tij. Sipas avokatit, arrestimi i reanimatorit Nikollaq Thano është i paligjshëm.

Avokati i kërkoi gjykatës moscaktim të asnjë mase penalizimi ndaj klientit të tij pasi  ai ka kryer detyrën me korrektësi dhe nuk rezulton të ketë asnjë shkelje të protokollit të mjekimit të pacientes që fatkeqësisht për shkak të një komplikacioni tē rrallë humbi jetën pas operacionit.

Edhe Ilir Murra, avokati i mjekut Kardiolog Mehmet Ibaj kërkoi lirimin e menjëhershëm të klientit të tij. Sipas avokatit Murraj ,arrestimi i mjekut kardiolog është i paligjshëm dhe ndaj tij nuk duhet të jepet asnjë masë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...