Dalin shifrat/“Familjarët e luftëtarëve të ISIS do riatdhesohen”

E mërkurë, 24 Prill 2019 15:33

Shteti shqiptar po punon për të tërhequr dhe riatdhesuar familjarët e luftëtarëve të ISIS në kampet e Irakut dhe Sirisë. Institucionet shqiptare prej muajsh po koordinohen mes tyre për të tërhequr nga kampet si ai i “Al Holit” gratë dhe fëmijët e shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët luftuan nën flamurin e zi të ISIS.

I pyetur nga News 24, Agron Sojati koordinatori kombëtar i qendrës kundra ekstremizmit të dhunshëm thotë që qeveria po punon me seriozitet dhe përgjegjshmëri në bashkëpunim edhe me partnerët për ti kthyer qytetarët nga zonat e konfliktit.

“Tematika është sensitive dhe delikate, sepse flasim për mosha që ligji apo penalitetet ekzekutohen por edhe për kategori të ndryshme të cilët jashtë vullnetit të tyre janë gjendur në një moment të jetës në hapsira që në fakt nuk duhet të ishin dhe kundër dëshirës së familjes apo komunitetit. Jemi te kujdeshëm me planet sesi duhet të sillen institucionet. Aktualisht qeveria shqiptare është në trajtimin e këtij problemi, të gjitha specifikat që kanë të bëjnë më komunkimin apo transportin dhe trajtimin e tyre juridik, këto janë cështje që rast pas rasti do zgjidhen në momentin që ne do ballafaqohemi dhe personat mund ti kemi prezent. Nuk po flasim për një interenar ku presim bileta online dhe të japim orarët se kur kthehen” tha Sojati

I pyetur për numrin e shqiptarëve që janë identifikuar në kampe në hapësirën e Sirisë dhe Irakut, Sojati jep disa shifra të fëmijëve, grave dhe të moshuarve duke shmangur numrin real të burrave që luftuan me ISIS. Ky informacion sipas tij është i ndjeshëm për publikun.

“Të paktën kemi 30 gra, 16 fëmijë dhe 6 persona të moshuar. Kurse për numrin e burrave ka një statistikë dhe raport tjetër që në presim ta komunikojmë me autoritetet respektive atje ku janë”

Gratë dhe burrat e kthyer nga Siria, do të hetohen me t’u kthyer në Shqipëri për përfshirje në grupe terroriste dhe pjesëmarrje ne konfliktet luftarake ne strukturat ushtarake dhe paraushtarake..

“Gjykata aplikon dënime për këto baza ligjore do të trajtojë cdo individe i cili kthehet dha ka këto kushte juridike. Është patjetër në cilësinë e strukturave përgjegjëse të cilat kërkojnë informacion për të përcaktuar qartë se cili është rasti juridik rast pas rasti i çdo individi pavarësisht nga mosha dhe gjinia për të siguruar maksimumin e sigurisë për qytetarët dhe për të respektuar të drejtat e njeriut” – përfundoi Sojati

I pranishëm në konferencën e tretë rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit qe u zhvillua ne tirane ishte dhe koordinatori nga Kosova Fatos Makolli i cili tha se ndihma e Shteteve të Bashkuara bëri që 110 shqiptar të Kosovës të riatdhesoheshin

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...