Njerëzit janë shumë më të trembur nga Erion Veliaj se nga Rama, është më i frikshëm!

Premte, 26 Prill 2019 16:13

Pedagogu Erion Kristo, në një intervistë në Syri.net, është shprehur se si e sheh ai krizën politike në vend dhe pozicionet që kanë marrë tri figura dominante, si kreu i opozitës Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Kristo qe i mendimit se Basha duhej të ishte më bindës për shqiptarët kur premtonte, pra, të tregonte se çfarë kishte në plan të bënte pas largimit të Edi Ramës nga pushteti dhe, si do t’i realizonte premtimet e tij. Kurse, lidhur me Ramën e Veliajn, Kristo tha se ndryshe nga në fillim,  në këtë periudhë shumë njerëz janë më të trembur nga Erion Veliaj se sa nga Edi Rama, si më i frikshëm dhe e shpjegoi arsyen pse, i ngacmuar nga gazetari Bledian Koka.

“Duhet të marrin një drejtim gjërat, - tha Kristo. - Unë do të bëja të besoja te fillimi i ri, për të gjithë njërëzit me profesionalizëm, integritet, karrierë, kontribute, atdhedashuri, që duan të japin kontribut për këtë shoqëri, por këta nuk kanë asnjë shans t’i afrohen vendimarrjes sepse është kapur nga kriminelët që kemi në krye. Kemi një tufë me kriminelë që komandojnë.

Prokuroria pak ditë më parë bllokoi 40 milionë euro prona, që i përkasin një grabitjeje tokash!!! 40 milionë euro!!! Domethënë, këtu qenka bërë gjëma, qenka bërë nami i zi dhe këto më shqetësojnë.

Më shqetëson fakti që vitin e kaluar janë paguar 80 milionë dollarë për pagat e të larguarve nga administrata, të hequr nga puna padrejtësisht. Por këto janë lekë nga taksat tona. Domethënë, ai 15-përqindshi i qorrimit tim, i lodhjes sime mendore, i plakjes sime të parakohshme, përkthehet në një budallallëk total.1.7 miliardë të abuzuar vetëm për 2018. Ore, çfarë po ndodh?!

Unë nuk jam për atë që të ikë Lena e të vijë Prena; nëse është kështu, të rrijë ai që është, se të paktën ky ka humor.

Unë nuk shoh qënie inteligjente të vendit tonë që të vihen në funksion të opozitës. Janë kritikë me qeverisjen, por...

Opozita nuk po tregon për momentin se ka një plan. Ka vetëm një dëshirë: Të ikë Rama. Se çfarë i sjell Shqipërisë, ikja e Ramës...po pastaj?! Flasim!!!

Basha nuk duhet të tregojë se sa shumë gjëra madhështore do të bëjë për ne, por edhe si. Sepse ne njëherë u ngopëm me lugë bosh, që çdo gjë do të na jepej falas, se do kishim arsim supërfantastik, vende pune e s’u bë asgjë....Pra, nëse kjo është një gjë që “më gënjeve, të gënjeva”...Pra, Basha duhet të jetë bindës: si do t’i bëjë.

Koka: A e shikoni ju Veliajn si pasardhës të Kryeministrit?

Kristo: Kam përshtypjen se gjithë kjo u bë për të. Në njëfarë mase e kam përkrahur, po nuk jam mbështetës i tij. E kam vlerësuar për ato punë të mira që ka bërë e jam shumë i sinqertë për këtë.

Kam menduar gjithnjë që Veliaj duke qënë më i shkurtër se Rama, është më afër nesh dhe shumë më efikas se ne. Rama e përdor si zjarrfikës dhe kam menduar se do të ishte një zëvendës i mirë.

Erion Veliaj dukej sikur ishte një gjë e re. Por në këtë periudhë shumë njerëz me të cilët ne komunikojmë, janë shumë më të trembur nga Erion Veliaj se sa nga Edi Rama. Njerëzit thonë se Erion Veliaj është goxha më i frikshëm.

Unë nuk e shoh si të frikshëm, se mendoja se ky goditet kollaj, kurse Rama është shumë demagog. Por kjo filozofi është krejt e gabuar. Ne nuk duhet të zgjedhim të keqen më të vogël, por çdo gjë që është e keqe duhet ta godasim dhe dhënia e mbi 300 lejeve të ndërtimit në një vit është një gjë shumë e keqe, që ne nuk duhet ta pranojmë për fëmijët tanë.”

Modifikuar më Premte, 26 Prill 2019 16:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...