Policia ka arrestuar të dyshuarin e gjashtë për grabitjen e miliona eurove në Rinas, mesditën e 9 prillit 2019.
Në pranga ka rënë 50 vjeçari kosovar, i njohur me nofkën “Daja”.
Arrestimi i “Dajës” është bërë pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës.
Dy personat me pseudonimet “Daja” dhe “Tani” që ende është në kërkim janë zbuluar nga dëshmia e Alkond Bregasit, punëtorit që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor, i fundit ky që pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë.