Ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen e Rinasit. I dyshuari i radhës është Ragip Hajdini, nga Kosova, i cili është prangosur në Kavajë për dyshimet se është njëri nga bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të bujshme.
Ai u përshkrua nga Alkond Bengasi si “Daja” nga Kosova, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn. Deri më tani, janë arrestuar Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli. Alkon Bengasi nga Elbsani ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.