Akademia e Shkencave po kthehet në origjinën e saj si Akademia ideologjike!

Premte, 17 May 2019 21:57

Nga Prof.Dr Myqerem Tafaj

Zhvillimet në Akademinë e Shkencave tregojnë se funksionarë politik aktiv, pa kontribute të mirëfillta shkencore, po uzurpojnë Akademinë e Shkencave. Në Asamblenë e Akademisë është një grup shkencëtarësh të talentuar, me kërkime, studime dhe botime shkencore të mirënjohura, jo vetëm në shkallë kombëtare, por edhe ndërkombëtare.

Por ky grup është në minorancë dhe jo i preferuar nga qeveria. Të pretendosh të jesh sot antar i Akademisë, pa një kontribut të njohur edhe në shkallë internacionale në fushën përkatëse të shkencés, është një fyerje për komunitetin e kërkuesve dhe studiuesve shqiptar, i cili duhet të përfaqësohet në Akademi me më të mirët, me ata që gëzojnë autoritetin shkencor dhe mund të udhëheqin me ide, madje edhe me projekte, kërkuesit e fushës/disiplinës përkatëse.

Ndryshe, akademikët janë të dërguar politikisht në Akademi. Ndërsa kryetari dhe kryesia e Akademisë duhet të jenë shkencëtarët më të mirë shqiptar dhe që janë edhe më të cituarit në shkallë ndërkombëtare. Mbushja e Akademisë me politikanë aktiv, në kundërshtim të plotë me ligjin në fuqi, e coi Akademinë deri në këtë gjendje.

Akademik Fuga e ka ngritur zërin, por ka qenë i vetëm! Qeveria bëri sikur do të konsideronte variantin e propozuar nga Fuga, por sa për sy e faqe.

Që në momentin që u fut në lojë Ministria e Arsimit, ndërkohë që Akademia duhet të jetë institucion shkencor i pavarur që funksionon sipas një ligji të vecantë, u duk qartë që Akademia do kthehej në një lloj agjencie në varësi të ministrisë. Madje doli ministrja dhe e ngatërroi Akademinë me ndonjë OJF ballkanike që financohet nga ndonjë fondacion!! Shqipëria, që ka sot qindra shkencëtarë të talentuar, madje edhe në universitetet dhe qendrat kërkimore më të njohura të botës, nuk ka nevojë për një Akademi ideologjike në shërbim të politikës.

Prandaj, nëse Akademia do të uzurpohet edhe në drejtim nga politikanë aktiv, ajo do të injorohet nga komuniteti akademik shqiptar, dhe, praktikisht, ajo do të jetë një institucion, ku do të paguhen disa njërëz të qeverisë, por pa autoritet shkencor dhe pa ndonjë rol në zhvillimin e shkencës dhe dijes në Shqipëri. Kjo do të thotë që Shqipëria të jetë i vetmi vend pa një Akademi të Shkencave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...