Më në fund 'Anija kozmike' Mogherini po kthehet në Itali

Hënë, 20 May 2019 15:07

Nga Marcello VENEZIANI

Çfarë dhimbje për kombin dhe zemrën. Në këto ditë Italia humbet Eksponenten më të Madhe Evropiane, Komisioneren e Lartë FederIca Mogherinin. Në pesë vitet e mandatit, shkalla e ndikimit të saj në Europë është e panjohur, nuk ka instrumente farmaceutike, të tilla, të sakta për të matur peshën e saj. Ndoshta ajo mund të ketë punuar nën tokë, si një urith apo minatore; ndoshta do të rizgjidhet- ku I dihet – në Letoni. Por këtu (Itali) Mogherini ka shkuar pa u vënë re, ka mbetur  një fillestare, si zeroja, transparente,  pa influencë, nuk e merr kush në konsideratë. Duke  preferuar atë në vend të Massimo D’Alemas, burrështetasi Matteo Renzi arriti të kryejë një kryevepër të dyfishtë: uli peshën e Italisë në arenën evropiane dhe humbi mundësinë për të hequr qafe një armik brenda shtëpisë, duke e dërguar atë në Evropë dhe duke krijuar kështu një armëpushim me të. Natyrisht, edhe për eurokratët ishte më e preferueshme që në vend të një mustaqelliu të rëndë (*si D’Alema), të kishim një figurë zbukuruese (*Mogherini), me një karakter të tmerrshëm dhe reputacionin  pro-sovjetikëve dhe pro-arabo-palestinezëve.

Por problemi i Renzit është se ai besonte, se ai vetë ishte më se i mjaftueshëm: kështu që të gjitha emërimet, duke përfshirë Mattarellën në Quirinale (*Presidencë), lindën nga ideja për të pasur personalitete të vogla, në mos jetëshkurtra, në pozicione kyçe; figura sa për kontur, me rëndësi dytësore dhe papopullaritet, sepse në fund vetëm Ai, Mbreti Diell duhej të shkëlqente dhe komandonte, ndërsa të tjerët duhej të ishin satelitët e tij pa dritë autonome. Me Mattarellën nuk shkoi shumë mirë, me Mogherinin në vend të D’Alemas, shkoi edhe më keq. Ndarja nga Partia Demokratike, në fund të fundit, erdhi edhe si pasojë e një pakti të dështuar me figurat historike. Në grackën e delirit Napoleonian, në atë kohë Renzi vendosi të dërgonte Vestalen (*Virgjëreshën, në antikitet) e tij në Evropë me rolin zyrtar të Pizias (*në Greqinë e lashtë Pythia ishte priftëresha e Apollonit që jepte përgjigjet në tempullin e Delfit), priftëresha që foli me Omphalos mundi, Qëndrën e Botës (dmth vetë, Matteo – teo teo).

 

Nga patrulla akrobatike e ministreve të kultit të Renzizmit, bishtalecet legjendare trengjyrëshe (*në qeverinë Renzi kishte 8 gra ministre), Federica Mogherini (*ministre e jashtme),  ishte e vetmija e mbijetuar e mbetur në pushtet me titullin solemn të Komisionerit të Lartë Evropian, që tani po skadon bashkë me Komisionin.

Por ajo është gjithashtu më enigmatikja, e pashprehur, si një perëndeshë hindu. Edhe pse ministre e punëve të jashtme dhe më pas Euroministre në të njëjtin rol, por në një kontekst më të gjerë, Lartësia e Saj Mogherini nuk është një person I hapur. Ka pasur ministre dhe pasionante që kanë udhëhequr listat e partisë renziste-leniniste në zgjedhjet evropiane, të cilat  binin shumë më tepër në sy, me prezencë televizive, madje edhe më shumë  të përulura. Mogherini, në anën tjetër, është pjesë e rrymës hermetike, pak të depresionuar, misterioze në vështrim, pak strabike, sikur të fshihte sekretet e pashkelura dhe të ruante orakullet ogurzeza dhe të papërshkrueshme. E patëmetë, kurrë një fjalë jashtë vendit, në fakt nuk e tha kurrë një fjalë, dhe kjo është e gjitha.

Image

Por që të kontestohej edhe në nivel Evropian për një filoputinizëm të dyshuar, siç u tha në fillim, ende duket surreale për mua. Ata e quajtën si një Red Joan të re, spiunia angleze, e cila i kaloi sekretet e bombës atomike rusëve, për të cilën tashmë është bërë një film. Unë mendoj se thashethemet, të cilat më pas rezultuan të jenë veçse një putinatë (*lojë e fjalësh – punë e Putinit), lidhej me një foto që bëri xhiron e botës, ku një Mogherini intriguese shtëngonte dorën e Putinit. Dhe me vështrimin e saj prej sfinksi mbërthente bashkëbiseduesin sikur të sanksiononte një pakt ezoterik me Carin Vladimir, i cili e shihte atë nga ana tjetë,r me një sy mistik-aluzues (*me nënkuptim), ndoshta pak epshor dhe të eksituar (nuk di si I thonë kurvar në rusisht/shenimi autorit). Por nuk mund të varni një person bazuar në një foto. Është e vërtetë që nëse nuk i referohen fotove, ata (*akuzuesit) nuk kanë të dhëna të tjera për të dëshmuar praninë e Mogherinit në kabinën e drejtimit evropian dhe për të vlerësuar gjurmën e lënë nga ky asteroid që ra mbi Evropë; ose për tu kuptuar në zhargon tonë lokal, kjo Sarchiapone (*kafshë imagjinare, personazh skeçesh) lindur dhe rritur në parti, në hijen e Veltronit. Dhe më pas u dërgua me një bursë nga Renzi për të bërë Erasmus (eksperiencë e huaj universitare) edhe në samitet evropiane. Por unë një gjë ju rrëfej, Sarchiaponja enigmatike ishte intriguese.

Në ministrinë e jashtme (Farnesina) u tmerruan nga ministrja (Mogherini), por për të menduar se paniku u transmetua edhe në Evropë, ka diçka metafizike dhe komike në të njëjtën kohë. Dhe kjo ishte një mrekulli për të dëshmuar në këtë vit konfliktet në Evropë midis sovranistëve dhe vasalëve, midis populistëve dhe globalistëve, midis atyre që duan të dalin (nga BE) dhe të integruarve, dhe të vërejnë mungesën e madhe të Komisioneres së Lartë, me detyrë zyrtare për të luftuar  mizat. Por, ashtu siç ndahej Evropa, Italia ishte në luftë me eurokratët dhe ajo (Mogherini) vazhdonte të vëzhgonte pafundësinë dhe të priste që mizat të binin rrjetën e saj …

Madje edhe ata që e nisën në orbitë, më pas deklaruan se ishin penduar.

Tani, pas pesë vitesh orbitë në hapësirë, Ufo-roboti që vjen nga e panjohura do të zbresë nga 27 yjet e Europës dhe do të kthehet në tokë me skadimin e mandatit. Shumë do të pyesin veten: A është nisur ndonjëherë me të vërtetë, a ka qenë vërtet në krye të Bashkimit Evropian? Apo Komisionerja e Lartë fluturonte aq lartë sa ishte e padukshme për syrin e pastërvitur dhe ishte kaq e parrëfyeshme saqë nuk u kap madje as nga radarët që sinjalizojnë praninë e më të padukshmëve? Moscerini (*mizat e vogla) po, Mogherini jo, nuk u panë ndonjëherë. Mirëseerdhe përsëri në tokë, shumë e Larta, e Kthjellta, e Lehta astronaute dhe udhëtare e qiellit të Evropës. Mungesa jote do të lërë një hendek të pakapërcyeshëm në institucione, ashtu siç la, nga ana tjetër, prania e jote.
 
MV, La Verità 18 Maj 2019

Modifikuar më Hënë, 20 May 2019 17:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...