Ish-deputeti i LSI-ë, Përparim Spahiu ka denoncuar atë që ai e quan përpjekjen e maxhorancës për të siguruar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit.
Spahiu thekson se maturantëve të Peshkopisë i është ofruar teza e provimeve në këmbim që të marrin pjesë në votimet e 30 qershorit.
Ish-deputeti e quan si turp të madh dhe dëshpërim këtë përpjekje të Rilindjes që sipas tij nuk ka kufij.
“Dëshpërimi i Rilindjes nuk ka kufijtë, nuk ka kufij dhe imagjinata e sajesave më absurde për të legjitimuar zgjedhjet e datës 30 Qershor.
Nuk diskutohet më për kë votohet, pasi nuk ka garë, halli i vetëm është pjesëmarrja në votime.
Dhe për këtë, të gjithë maturantëve të gjimnazit të Peshkopisë, ju është ofruar teza e provimeve, në këmbim të pjesëmarrjes në to.
Turp i madh..!!!”, thekson Spahiu.