Publikimi i një pjese të përgjimeve nga dosja hetimore për grupin e vëllezërve Avdylaj, nga gazeta gjermane "Bild" ka alarmuar edhe Prokurorinë e Përgjithshme.
Në një deklaratë për mediat, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dhe u bën thirrje prokurorëve që kanë në hetim cështjet 339 dhe 184, si autoritetet e vetme në ushtrimin e ndjekjes penale për këto cështje, që të hetojnë dhe të zgjidhin pa humbur kohë këto çështje, duke vënë para përgjegjësisë penale këdo që ka konsumuar një vepër penale.
Organi i akuzës madje shkoi edhe më tej, duke kërcënuar mediat se, për çdo publikim nga dosja 339 do të mbahet përgjegjësi penale.
Por në një sondazh të organizuar nga “Opinion” në Facebook, qytetarët kanë dalë hapur kundër kësaj nisme të prokurorisë.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, mbi 86% e shqiptarëve kanë votuar kundër.