Dy shqiptarë kanë rënë në pranga nga autoritetet italiane në L’Aquila, pasi u kapën me doza kokaine. Bëhet me dije se dy shqiptarët dhe italiani i arrestuar tregtonin drogë në zona të ndryshme të Italisë.
Raportohet se dy shqiptarët cilësohen përgjegjës për transport kokaine të sasive të ndryshme në kohë të ndryshme. Tre të arrestuarit janë hetuar për një kohë të gjatë nga autoritetet italiane.