Shpërthimi/ Tritoli iu vu banesës së Taullaut, familjes së përfshirë në konflikt me Aldo Baren. Kur ndodhi ngjarja…

Saturday, 08 June 2019 10:02

Detaje te reja pas shpërthimit te tritolit mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Lushnjës, në banesën e Albert Taullaut.

Sipas të dhënave të Policisë, në banesë fatmirësisht nuk ka pasur njeri në momentin e shpërthimit e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Para disa muajsh ai është larguar jashtë vendit së bashku me familjen e tij.


Albert Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit në vitin 2018 u shpëtoi dy atentateve. Fatmirësisht, Taullau i shpëtoi atentatit mbrëmjen e 24 nëntorit të vitit 2018, pasi dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt lokalit, te rrethrrotullimi i Plugut.

Ai mori vetëm një plumb dhe u dërgua për ndihmë mjekësore, por të nesërmen u arratis nga ambientet e spitalit. Saimir Taullau është një biznesmen i fuqishëm në qytetin e Lushnjës, ndërkohë që aktivitetin e tij tregtar e ka zgjeruar dhe në vendet fqinje si Itali e Greqi.

Familja Taullau është përfshirë në një konflikt me grupin e Aldo Bares, ku është vrarë dhe vëllai i Saimirit e Albertit, Baki Taullau.

“Në lagjen ‘Loni Dhamo’, Lushnjë, në oborrin e pasmë të banesës së shtetasit Albert Taullau, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Aktualisht, në banesë nuk banon njeri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, tha zyrtarisht Policia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...