Një grabitje ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Tapizë në Krujë. Sipas policisë, rreth orës 23:00, në banesën e shtetasit A.D., persona të paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e një arme, kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.