Policia e Suedisë ka qëlluar me armë një njeri, i cili deklaronte se kishte një bombë e se donte ta shpërthente atë në stacionin e trenit. Forcat policore e qëlluan të dyshuarin në të dyja këmbët, duke e plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Malmos, në jug të Suedisë. Burri ishte dëgjuar duke bërtitur “Unë kam një bombë”. Uniformat blu thanë se pasi kanë bërë bastisjen e stacionit të trenit, nuk kanë vërejtur asnjë bombë e se alarmi ishte fals.
Forcat e policisë kishin shkuar në vendngjarje, duke menduar se kishin të bënin me sulm politik. Mirëpo, diçka e tillë nuk ka rezultuar e vërtetë.