Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Sidney të Australisë. Një pastruese u ‘kap mat’ nga kamerat e sigurimit duke fjetur gjumë në divanin e lokalit, ndonëse ishte në orarin e punës.
Kur shefi i saj u informua për këtë akt ka reaguar në mënyrën që askush nuk e priste.
Të gjithë menduan se shefi të nervozohej, por ai bëri të kundërtëne kësaj, pasi publikoi fotografinë e pastrueses në rrjetet sociale dhe tha se ajo ka të drejtë që të flejë në mënyrë që të rifitojë fuqinë e humbur.
‘Jeta është e vështirë shumë herë. Meqë puna u bë atëherë nuk ka asnjë problem që pastruesja të flejë gjumë dhe të shplodhet’, shkruajti në postimin e tij pronari i lokalit.
Përdoruesit e internetit e kanë përgëzuar këtë shef dhe kanë kërkuar që dhe të tjerët të marin shembull prej tij.